Në Ferizaj pjesëmarrësit në marshin që ishte mbajtur 20 vjet më parë në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në SHBA, kujtojnë organizimin e dy dekadave më parë.
Njëri prej tyre, Bashkim Fazliu, thotë se menjëherë ishin mbledhur në qendër e kishin ndezur qirinj e më pas kishin marshuar, kështu duke u radhitur krah amerikanëve gjë që sipas tij ndikoi edhe në imazhin e vendit jashtë, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë, banorët që bashkëjetojnë me ushtarët të cilët veprojnë në afërsi të shtëpive të tyre në kampin Bondsteel, deklarojnë se nga ajo ditë, kontrollet e siguria ishin shtuar më tepër.