Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Ndahen 1 milion euro për familjet në nevojë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Ndahen 1 milion euro për familjet në nevojë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se janë ndarë 1 milion euro për familjet në nevojë.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se këto mjete do të shkojnë për ofrimin e shërbimeve të kuzhinave popullore.

“Kjo mbështetje kap vlerën prej 1 milionë euro dhe ndahet për ofrimin e shërbimeve të kuzhinave popullore. Krahas kësaj mbështetje, janë duke u shpërndarë kuponë ushqimorë për familjet në asistencë sociale, që kapin vlerën totale prej 4 milionë euro. Pra, hapja e shpalljes për aplikim për mbështetje financiare të kuzhinave popullore shënon zbatimin e plotë të masës 3.4”.

Njoftimi i plotë:

Pandemia ka pasur ndikim në të gjithë vendin por më së shumti ka goditur shtresat e varfëra të shoqërisë. Duke pasur parasysh këtë, reformimi dhe rritja e shumës së asistencës sociale, ndarja e shtesave për përfituesit e skemave pensionale, e shpërndarja e kuponëve ushqimorë janë disa nga masat që MFPT ka ndërmarrë deri më tani për të zbutur sado pak ndikimin e pandemisë për këto familje.

MFPT është gjithashtu e vetëdijshme se jo gjithmonë mekanizmat shtetëror kanë një efekt gjithëpërfshirës, prandaj në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike po implementohet edhe një masë tjetër për t’iu ofruar racione ushqimi familjeve në nevojë ashtu që ndihma e institucioneve të ndihet nga të gjithë.

Kjo mbështetje kap vlerën prej 1 milionë euro dhe ndahet për ofrimin e shërbimeve të kuzhinave popullore. Krahas kësaj mbështetje, janë duke u shpërndarë kuponë ushqimorë për familjet në asistencë sociale, që kapin vlerën totale prej 4 milionë euro. Pra, hapja e shpalljes për aplikim për mbështetje financiare të kuzhinave popullore shënon zbatimin e plotë të masës 3.4.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në linjë me vizionin e Qeverisë, mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave që kanë për synim mbështetjen e familjes, ngritjen e mirëqenies dhe qasjen më të lehtë në shërbime sociale për të gjithë qytetarët.

Të gjitha organizatat jo qeveritare dhe entitetet e interesuara që ofrojnë këto shërbime mund të aplikojnë për këtë masë deri më 15 shtator në e-mail adresën [email protected] Për më shumë detaje rreth shpalljes ju lutemi referojuni vegëzës në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/85D73E87-F6C4-4D97-A954-8F5758085FC4.pdf

 

Lexo po ashtu

Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

6 orë më parë
france protestat
Lajme

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

7 orë më parë
Edmond Hajrizi
Lajme

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

7 orë më parë
Belind Këlliçi
Lajme

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

7 orë më parë
Foto femije
Lajme

Brukseli dhe Varshava me nismë për gjetjen dhe kthimin e fëmijëve ukrainas në vendlindje

7 orë më parë
Raketat ruse
Lajme

Rrëzohen dy raketa ruse në Ukrainë

8 orë më parë
Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023

Gazetari Arjan Çani tha për Euronews Albania se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë...

Read more
Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

23 Mars, 2023
france protestat

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

23 Mars, 2023
Edmond Hajrizi

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

23 Mars, 2023
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.