Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Murati: Toka e privatizuar me 6 euro ari, u shpronësua për 7,500 euro për ari

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
Murati: Toka e privatizuar me 6 euro ari, u shpronësua për 7,500 euro për ari
Share on FacebookShare on Twitter
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, edhe njëherë ka folur në lidhje me shpronësimet në rrugën Prishtinë-Pejë. Ai ka treguar çmimet me të cilat janë shpronësuar tokat, e të cilat sipas tij, u shumëfishuan nga qeverisja të cilës i printe, Ramush Haradinaj.

“Toka që AKM/AKP e kishte privatizuar për 6 euro/arin, në tabelat e vlerësimit të dorëzuara me 17 maj në MMPH, ishte vlerësuar me 3,700 euro/ari, pra rreth 600-fishi i çmimit të blerjes. Por sikur të mos mjaftonte kjo, Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim me 17 dhjetor 2019, që të njejtën tokë t’a shpronësojë për 7,500 euro/ari, pra 1,200-fishi (me fjalë: njëmijë e dyqind fishi i çmimit të privatizimit)”, ka shkruar ministri Murtati në Facebook.

Sipas tij, nga shuma e përgjithshme e shpronësimeve, prej 43 milionë euro, një person do t’i përfitonte 4.9 milionë euro.

“Sipërfaqja e tërësishme e tokës, e cila për t’u privatizuar kishte kushtuar 4,000 (katër mijë) euro, tani do të shpronësohej për 4,866,000 (katër milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) euro. Pra nga 43 milionëshi i tërësishëm, një person i vetëm do të merrte 4.9 milionë euro, nëse keqpërdorimi do të shkonte deri në fund. Fatmirësisht, e stopuam me kohë”, tha ai.

Në fund, Murati tha se fakte të ngjashme ekzistojnë, ndërsa deklaroi se nevojitet verimi i organeve të hetuesisë.

Murati ditë më parë dorëzoi edhe kallëzim penal në lidhje me shpronësimet.

Lexo po ashtu

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t’i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat
EKONOMI

Projekti i parë në rajon për ngrohje solare, Osmani: Planifikojmë t’i mbulojmë dy lagje në Prishtinë, do të sigurohen 50 megavat

4 orë më parë
Pagat me ligj të ri/ As këtë muaj nuk ka shtesa
EKONOMI

Pagat me ligj të ri/ As këtë muaj nuk ka shtesa

1 ditë më parë
Murtezaj: Tatimet nga muzika u rritën nga 800 mijë në 2 milionë euro
EKONOMI

Murtezaj: Tatimet nga muzika u rritën nga 800 mijë në 2 milionë euro

2 ditë më parë
Shtrenjtimi i energjisë për 15%, ZRrE-ja sot merr vendim
EKONOMI

Shtrenjtimi i energjisë për 15%, ZRrE-ja sot merr vendim

3 ditë më parë
Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 milionë euro për energji
EKONOMI

Hoti-Muratit: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, serbëve ua paguajtët 98 milionë euro për energji

3 ditë më parë
Mehmeti: Nga diaspora në Kosovë kanë ardhur mbi 3 miliardë euro në vitin 2022
EKONOMI

Mehmeti: Nga diaspora në Kosovë kanë ardhur mbi 3 miliardë euro në vitin 2022

3 ditë më parë
Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

1 Prill, 2023

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti...

Read more
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

1 Prill, 2023
Halil Matoshi

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.