Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në kuadër të fushatës zgjedhore vizitoi gjatë kësaj të premte fshatin Studençan.
Aty, Muharremaj që synon rizgjedhjen në këtë post, vizitoi disa nga projektet e premtuara 4 vite më parë e që tashti janë të realizuara, derisa bëri premtime të reja për banorët.
Bujqve iu premtoi më shumë përkrahje, nëse e fiton edhe një mandat.
Me bujqë , këtë të premtë, nuk u morë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ky i fundit shkoi për të inspektuar punët e bërë në fushën e tenisit, që do t’a përurojë pak orë më vonë.
Prej aty Latifi që synon edhe një mandat në krye të Rahovecit, tha se po investon në infrastrukturën sportive e po bënë fusha që ky qytet nuk i ka pasur kurrë.