Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina KULTURË

Motra e ish-këshilltarit të Arben Vitisë punësohet në QKUK

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në KULTURË
A A
Motra e ish-këshilltarit të Arben Vitisë punësohet në QKUK
Share on FacebookShare on Twitter

Motra e këshilltarit të ish-ministrit të Arben Vitisë, Sami Ukës, Zahide Uka është pranuar në pozitën e logopedes në një konkurs të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Lidhur me këtë rast janë ankuar pjesëmarrësit në këtë konkurs. Ata kanë dorëzuar ankesë përmes së cilës shfaqin dyshime për nepotizëm në punësimin e saj,

Zahide Uka – Raci figuron në mesin e dy kandidateve të pranuara në pozitën e logopedit, në një konkurs të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK).

Ajo u shpall kandidatja me rezultatin më të suksesshëm nga 39 veta që kishin aplikuar në konkurs.

Sipas rezultateve përfundimtare Uka-Raci mblodhi 82.6 pikë nga testimi me shkrim dhe intervistim.

Uka-Raci është motra Sami Ukës i cili ka qenë këshilltarit politik i ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Zahide Uka së fundi ka punuar si infermierë në një Qendër të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Sipas një ankese i, lidhja familjare e Zahide Uka dhe Sami Uka, ka ngritur dyshime për nepotizëm në punësimin e saj në konkursin për logoped në konkursin e ShSKUK-së.“Nga ajo që shihet qartë në këtë konkurs ka patur shkelje esenciale dhe dyshime për manipulim sepse testet plotë 13 ditë kanë qëndruar në zyrën e kryetares së komisionit. Këtë e bën akoma të dyshimtë kur për intervistë ftohen njerëzit, emri i të cilëve është lakuar para se të hapej konkursi.”, thuhet në ankesë.

Tutje, në ankesë thuhet se nuk dihet përvoja e punesë në fushën e logopedisë të Zahide Uka-Racit.

Në ankesa shpreh pretendime për “ndikime nepotiste” dhe shkelje të tjera procedurale dhe ligjore në zhvillimin e konkursit.

“I bëj apel zyrës ligjore të QKUK-së që t`i merr parasysh këto shkelje dhe që rastin ta kthej në fillestare dhe monitorimi i këtij konkursi të bëhet sipas kritereve ligjore, pa ndikime nepotiste dhe me meritokraci”, thuhet në një ankesë të dorëzuar sot pranë Zyrës Ligjore të ShSKUK-së.

Përveç, motrës së Ukës, në ankesë është kundërshtuar edhe pranimi kandidates tjetër, Blendë Halili.

Sipas kësaj ankesa, Halili dyshohet se është licencuar si logopede para afatit kohor.

“Blenda Halili” e cila Diplomoi me date 17.04.2021 akoma pa u bërë 6 muaj nga koha e stazhit (praktikës) ajo u licensua para afatit kohor. Provimi me shkrim për punësim në të cilin është kërkuar licensa është mbajtë me datën 06.10.2021. Bazuar në datën e diplomimit të kandidatës së dytë, kjo lë të nënkuptohet se Halili nuk ka përvojë të punës klinike përveç praktikave të mbajtira të cilat janë të obliguara”, thuhet në ankesë.

Ankesa pritet të dërgohet edhe në Gjykatë.

Lidhja e partisë në pushtet me Institutin e Logopedve të Kosovës

Marigona Kozmaqi, koordinatorja dhe menaxherja e Institutit Kosovar për Logopedi shihet mjafte e afërt me partinë në pushtet, Vetëvendosjen.

Instituti i saj në shumë organizimi që ka mbajtur është mbështetur nga deputetë e Vetëvendosjes.

Duke filluar nga zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, ministrit i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla, ministrit i Kultures Rinis dhe Sportit, Hajrullah Ceku, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deputetët Ardiana Matoshi, Shqipe Selimi, Vendenis Lahu, Labinot Demi-Murezi.

Kozmaqi, po ashtu është mbështetëse e madhe e Vetëvendosjes, ajo po përkrah fuqishëm fushatën e Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë dhe kandidaturën e Arben Vitisë.

Lexo po ashtu

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën "Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar
KULTURË

Veprat e piktorëve të Juglindjes në ekspozitën “Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, Anastas Kostandini: Vepra nga fondi i GKA po udhëtojnë në vendet ku janë krijuar

2 ditë më parë
Për shkak të situatës në veri anulohet festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë
KULTURË

Për shkak të situatës në veri anulohet festivali “Sanremo Giovani” që pritej të mbahej në Prishtinë

5 ditë më parë
"Në jetë gjithçka është e arritshme" – Artistja autodidakte e teknikës me penj e gozhda
KULTURË

“Në jetë gjithçka është e arritshme” – Artistja autodidakte e teknikës me penj e gozhda

6 ditë më parë
Të dielën zgjidhet “Miss Turizmi” Shqiptar
KULTURË

Të dielën zgjidhet “Miss Turizmi” Shqiptar

1 javë më parë
Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër
KULTURË

Zbulime të reja arkeologjike në Luginën e Drinos në Gjirokastër

2 javë më parë
PriFest publikon orarin e shfaqjes së filmave në edicionin e tij të 15-të
KULTURË

PriFest publikon orarin e shfaqjes së filmave në edicionin e tij të 15-të

3 javë më parë
autostrada angli
Lajme

Incident i madh në Angli pasi një autobus shkolle u përmbys në autostradë

29 Shtator, 2023

Incidente të mëdha janë deklaruar pasi një autobus shkolle u përmbys në aksident në një autostradë në Merseyside të Anglisë,...

Read more
liburn aliu

Aliu: Nga sot do t’i ndërlidhim me rrugë të reja fshatrat në kufi Kosovë-Shqipëri

29 Shtator, 2023
Britania e papërgatitur për zjarret në rritje

Britania e papërgatitur për zjarret në rritje

29 Shtator, 2023
pema me fame boterore

Lirohet me kusht djali i arrestuar pas prerjes së pemës me famë botërore

29 Shtator, 2023
1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

1561 gjoba gjatë një jave për kundërvajtësit në trafik në Rajonin e Gjilanit

29 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.