Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Mosrespektimi i vendimit qeveritar për lirimin e grave shtatzëna nga obligimi për t’u paraqitur në vendin e punës, përbënë diskriminim në baza gjinore

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Mosrespektimi i vendimit qeveritar për lirimin e grave shtatzëna nga obligimi për t’u paraqitur në vendin e punës, përbënë diskriminim në baza gjinore
Share on FacebookShare on Twitter

Rishtazi është ngritur çështja e shpërfilljes së vendimeve qeveritare, që kanë të bëjnë me masat parandaluese  kundër COVID-19, nga ana e punëdhënësve, shkruan Kosova Post.

Për më keq, shpërfillja e cila po bëhet në kurriz të grave shtatzëna, përbën një akt flagrant të shkeljes së të drejtave të punëtorëve, përkatësisht diskriminimin në baza gjinore. Kështu të paktën e ka cilësuar Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), këtë çështje.

Adelina Tërshani, Koordinatore e Projekteve në RrGK, për Kosova Post ka thënë se:

“Mosrespektimi i vendimit qeveritar për lirimin e grave shtatzëna nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në vendin e punës, përbën drejtpërdrejtë diskriminim me bazë gjinore ndaj grave punëtore.”

Ndonëse vendimi i datës 18. 08. 2021, specifikonte qartë që:  “Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privat udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia, për aq sa është e aplikueshme”; Kosova Post ka siguruar dëshmi që raste të tilla, të diskriminimit, kanë ndodhur edhe kohëve të fundit.

Andaj sipas Tërshanit, veprimi i institucioneve në këtë drejtim, duhet të jetë i menjëhershëm:

“Shteti duhet që të monitoroj me kujdes të shtuar mosrespektimin e kësaj mase nga punëdhënësit si dhe të sanksionoj këto biznese, në përputhje me ligjin. Çdo rast i kësaj natyre i raportuar tek organet e drejtësisë, duhet të trajtohet me seriozitet. Shkelja e kësaj të drejte paraqet rrezik për shëndetin e grave në vendin e punës dhe rrjedhimisht do të thelloj mospjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtorë në Kosovë.”

Në artikullin “Krimi i heshtjes”, si po abuzojnë punëdhënësit me gratë shtatzëna, në kohë pandemie, Kosova Post ka identifikuar mungesën e informacioneve në lidhje me çështjen, ndonëse i ka kontaktuar zyrtarët e institucioneve relevante. Kështu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), Inspektoriati i Punës dhe Klinika Gjinekologjike, nuk kanë ofruar të dhëna specifike në lidhje me këto shkelje, nëse janë evidentuar raste të kësaj natyre dhe nëse bëhet fjalë për një dukuri dhe jo për raste të izoluara./ImerTopanica/KosovaPost/

“Krimi” i heshtjes

 

Lexo po ashtu

Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

10 minuta më parë
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)
Lajme

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

37 minuta më parë
Halil Matoshi
Lajme

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

46 minuta më parë
halil matoshi
Lajme

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

56 minuta më parë
nagip arifi bujanoc
Lajme

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

1 orë më parë
Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)
Lajme

Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

2 orë më parë
Lista Serbe bën thirrje që të kursehet energjia elektrike
Lajme

Lista Serbe reagon pas arrestimit të serbit në veri: Nëse nuk lirohet, do të ketë kryengritje

1 Prill, 2023

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti...

Read more
Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

1 Prill, 2023
Halil Matoshi

Halil Matoshi tregon arsyen pse nuk u bë kurrë politikan (VIDEO)

1 Prill, 2023
halil matoshi

Halil Matoshi: Unë udhëtoj qe 40 vjet me autobus (VIDEO)

1 Prill, 2023
Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

Vlojnë infeksionet brenda-spitalore në QKUK

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.