Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Mjekët e Bosnjës po përgatiten për valën e re ndërsa koronavirusi po përhapet (VIDEO)

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Mjekët e Bosnjës po përgatiten për valën e re ndërsa koronavirusi po përhapet (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Duke parë me frikë ndërsa rastet me koronavirus në vendet fqinje po rriten, mjekët në Bosnjë po përgatiten për një valë të re në vendin ballkanik që ka një shkallë të ulët vaksinimi dhe ka qenë ndër vendet evropiane më të goditura më herët në pandemi.

Në qytetin veriperëndimor të Banja Lukës, stafi në repartin COVID-19 të spitalit kryesor të qytetit paralajmëroi se shtrimet në spital ishin shtuar ditët e fundit dhe mund të shpërthenin së shpejti.

Nga kapaciteti bazë i spitalit me 300 shtretër për pacientët me COVID-19, 223 ishin tashmë të mbushur, përfshirë 32 në kujdesin intensiv.

Gjatë rritjeve të mëparshme, spitali arriti të zgjerojë kapacitetin e tij në rreth 700 shtretër.

Në shumicën e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, qeveritë kanë hezituar të kthehen në bllokime, duke shpresuar në vend të kësaj të rrisin vaksinimin me leje për COVID-19 dhe apele pro-vaksinimit.

Shkalla e vaksinimit në Bosnjë është rreth 22% e popullsisë prej 3.2 milionë banorësh, që është ndër më të ulëtat në Evropë.

Mjekët në Banjallukë thanë se shumica e pacientëve të tyre aktual nuk ishin vaksinuar ose kishin marrë vetëm një dozë.

Pacientët e vaksinuar të pare Danijel Gjokiq, kryemjeku i repartit COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërpska, në përgjithësi kishin qenë më të moshuar dhe të gjithë i kishin mbijetuar sëmundjes.

“Dëshiroj të shfrytëzoj rastin për të theksuar sërish se vaksinimi, me çdo vaksinë, është me të vërtetë mënyra e vetme dhe më e sigurt për të luftuar infeksionin COVID-19 dhe këtë pandemi”, tha Gjokiq, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Një pacient i pavaksinuar me COVID-19, 43-vjeçari Rajko Milunoviq tha se do ta marrë injeksionin kur të dalë nga spitali.

Shumica në Bosnjë janë skeptikë ndaj vaksinave për shkak të mosbesimit të përgjithshëm ndaj autoriteteve dhe teorive konspirative kundër vaksinimit.

“Vetëm kur e ndjeni këtë sëmundje në lëkurën tuaj, në veten tuaj, atëherë e kuptoni se sa e rrezikshme është”, tha Milunoviq.

“Unë e shoh gjithçka të qartë tani. Sapo të dal nga këtu, do të vaksinohem. Mendoj se vaksina është një gjë e mirë”./Klankosova.tv/.

Lexo po ashtu

Sveçla publikon dëshmi që tregojnë se ushtria serbe ndihmoi grupin terroristë
Lajme

Sveçla publikon dëshmi që tregojnë se ushtria serbe ndihmoi grupin terroristë

8 minuta më parë
Eurodeputeti holandez i reagon BE-së: Mjaft i toleruat autokratët
Lajme

Eurodeputeti holandez i reagon BE-së: Mjaft i toleruat autokratët

17 minuta më parë
Koci: Lista Serbe duhet sanksionuar, ka shkelur në ujërat e terrorizmit (VIDEO)
Lajme

Koci: Lista Serbe duhet sanksionuar, ka shkelur në ujërat e terrorizmit (VIDEO)

26 minuta më parë
Konjufca priti në takim ambasadorin Hovenier, diskutojn për ngjarjet në veri të Kosovës
Lajme

Konjufca priti në takim ambasadorin Hovenier, diskutojn për ngjarjet në veri të Kosovës

36 minuta më parë
Ngjarjet në veri, Kurti dhe Gërvalla takojnë Korin Diplomatik
Lajme

Ngjarjet në veri, Kurti dhe Gërvalla takojnë Korin Diplomatik

46 minuta më parë
Lajme

Shqipëri: Arrestohet pronari i lokalit ku humbi jetën kamarieri 1 muaj më parë

55 minuta më parë
Sveçla publikon dëshmi që tregojnë se ushtria serbe ndihmoi grupin terroristë
Lajme

Sveçla publikon dëshmi që tregojnë se ushtria serbe ndihmoi grupin terroristë

27 Shtator, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka ka publikuar një dokument,  që thotë se është vërtetim se Ushtria e Serbisë...

Read more
Eurodeputeti holandez i reagon BE-së: Mjaft i toleruat autokratët

Eurodeputeti holandez i reagon BE-së: Mjaft i toleruat autokratët

27 Shtator, 2023
Koci: Lista Serbe duhet sanksionuar, ka shkelur në ujërat e terrorizmit (VIDEO)

Koci: Lista Serbe duhet sanksionuar, ka shkelur në ujërat e terrorizmit (VIDEO)

27 Shtator, 2023
Konjufca priti në takim ambasadorin Hovenier, diskutojn për ngjarjet në veri të Kosovës

Konjufca priti në takim ambasadorin Hovenier, diskutojn për ngjarjet në veri të Kosovës

27 Shtator, 2023
Ngjarjet në veri, Kurti dhe Gërvalla takojnë Korin Diplomatik

Ngjarjet në veri, Kurti dhe Gërvalla takojnë Korin Diplomatik

27 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.