Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Mitsotakis: Rasti Beleri hije mbi marrëdhëniet me Shqipërinë

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Mitsotakis: Rasti Beleri hije mbi marrëdhëniet me Shqipërinë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis iu rikthye deklarimeve për rastin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg në Shqipëri me akuzuat për shitblerje votash dhe nuk ka arrtiur të bëjë dot betimin për të filluar detyrën.

Duke folur për gazetarët nga Selaniku, në kuadër të panairit ndërkombëtar të biznesit, Kyriakos Mitsotakis tha se “marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë janë lënë në hije nga rasti i burgosjes së Fredi Belerit”.

Ai deklaroi se qëndrimi i Shqipërisë “përmbys progresin e rëndësishëm të katër viteve të mëparshme në marrëdhëniet mes të dy vendeve”.

Zoti Mitsotakis këmbënguli që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës duhet të lejohet të bëjë betimin, qoftë edhe nga burgu.

“Unë nuk ndërhyj në gjykimin e drejtësisë shqiptare, do të ishte shumë e vështirë dhe e pahijshme ta bëja këtë, por heqja e mundësisë së Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie, përbën sipas mendimit tonë, shkelje të qartë të standardeve të shtetit ligjor”, deklaroi Mitsotakis.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në deklarime të shpeshta kohët e fundit e ka bërë të qartë se çështja e kryebashkiakut të Himarës i përket organeve të drejtësisë shqiptare dhe se ai nuk mund të pranojë asnjë ndërhyrje ndaj saj.

“Asnjë lloj interference, ngado që të vijë mbi sistemin e drejtësisë, nuk do të gjejë, jo përkrahjen, por nuk do të gjejë as mirëkuptimin tonë. Ne nuk ndërhyjmë në çështjet e sistemit të drejtësisë. Ne nuk i komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë”, është shprehur Rama.

Tre ditë më parë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri vendosi të kalojë për gjykim çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i arrestuar dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit me akuzën e Korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Nga ana e tij zoti Beleri i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.

Kërkesat e tij, të bëra për ndryshimin e masës së sigurisë me burg, janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Lexo po ashtu

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi
RAJONI & BOTA

Shqipëria me ambasadorë të rinj në Rusi dhe Serbi

6 orë më parë
Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
RAJONI & BOTA

Përfitime të plota të kontributeve! Me 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

11 orë më parë
3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës
RAJONI & BOTA

3 vjet burgim ndaj të pandehurit I.J., për veprat penale rrezikimi i trafikut me fatalitet dhe mosdhënia e ndihmës

14 orë më parë
Rama të hënën pret liderët e Rajonit dhe komisionarin e BE-së për Zgjerimin, Kurti akoma nuk ka konfirmim
RAJONI & BOTA

Rama nuk tërhiqet: BE-ja duhet ta dënojë sulmin në Banjskë

16 orë më parë
“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”
RAJONI & BOTA

“Serbisë i treguam se kemi burra të fortë, politikanët të krihen si AlbinI”

19 orë më parë
Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë
RAJONI & BOTA

Shqipëri: Shkatërrohet grupi kriminal që kryenin vrasje me pagesë

1 ditë më parë
Miketiq
Lajme

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës

28 Shtator, 2023

Deputeti serb Gjorgje Miketiq, e ka dënuar vrasjen e policit të Kosovës Afrim Bunjaku. Ai tha se është e nevojshme...

Read more
Shaip-Kamberi

Kamberi: Naivitet të besohet se sulmi ka ndodhur pa dijeninë e Vuçiqit

28 Shtator, 2023
Lajçak Bilcik

Lajçak dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian flasin për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Serbia e ka humbur Kosovën

Të martën Parlamenti Evropian do të diskutojë për situatën në veri

28 Shtator, 2023
Kurti: Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

Gjaku i Afrim Bunjakut nuk do të humbë asnjëherë

28 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.