Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Miroslav Lajçak takon përfaqësuesit e sektorit privat në Kosovë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
Miroslav Lajçak takon përfaqësuesit e sektorit privat në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter
Komuniteti i biznesit është shumë i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe publik, bizneset në Kosovë ndajnë dëshirën për të ecur përpara dhe larg status quos. Bashkëpunimi ekonomik rajonal mund të përmirësojë shumë gjendjen aktuale ekonomike në vend. Kjo u tha gjatë takimit me Delegatin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Odën Ekonomike të Kosovës.

I deleguari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi ka çuar në shumë përfitime sa i përket ekonomisë dhe tregtisë në Kosovë. Sipas Lajçak, dialogu i ka lejuar Kosovës që të ushtrojë kontroll më të madh mbi kufijtë e saj, duke mbledhur në mënyrë efektive tarifat. Vetëm në muajin e parë të vitit 2021, ka pasur një rritje prej 25% të të ardhurave nga tregtia në Kosovë, tha Lajçak. Për më tepër, Lajçak ngriti rastin e kodit të telefonimit të Kosovës, që do të thotë se ne nuk duhet të paguajmë Slloveninë për të përdorur kodin e tyre, si dhe krijimin e kontrollit tonë të energjisë, i cili i mundëson Kosovës të mbledhë tarifat e transitit. Ai po ashtu tha se krijimi i tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor është prioritet i Bashkimit Evropian.
 
Përfaqësuesit e sektorit privat, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, Sytrime Dervisholli nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare si dhe Armend Malazogu nga kompania Cacttus dhe Alajdin Fusha nga kompania ABI, shprehën mbështetjen e tyre për dialogun që po ecën përpara për të mundësuar bashkëpunimin ekonomik në rajon. Bashkëpunimi rajonal, siç u shpreh nga pjesëmarrësit, është një nga mënyrat kryesore për të tërhequr investime të huaja direkte. Kosova përballet me shumë sfida përpara, njëra prej tyre janë pengesat për tregtinë. Për më tepër, rëndësia e lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve dhe mallrave u theksua në takim.
 
Në takim u theksua gjithashtu shqetësimi për mbetjen e izoluar të Kosovës për shkak të mosliberalizimit të vizave. Përderisa dialogu ka sjellë shumë përfitime, ka pasur rezerva të përcjella nga pjesëmarrësit se dialogu ndonjëherë mund të bëhet maskim për mos adresimin e çështjeve reale me të cilat ballafaqohet Kosova, përfshirë edhe barrierat tregtare.
 
Lajçak shprehu gatishmërinë e tij për të adresuar të gjitha shqetësimet e shprehura gjatë takimit. Ai shpjegoi se një qasje pragmatike për të adresuar në mënyrë adekuate shqetësimet është përmes dialogut duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes nga komuniteti i biznesit për dialogun. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë
EKONOMI

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë

9 orë më parë
Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!
EKONOMI

Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!

12 orë më parë
Kosova.info - Çmimet e derivateve në Kosovë
EKONOMI

Kosova.info – Çmimet e derivateve në Kosovë

4 ditë më parë
Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023
EKONOMI

Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

4 ditë më parë
Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës
EKONOMI

Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës

6 ditë më parë
Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat
EKONOMI

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

1 javë më parë
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës
RAJONI & BOTA

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

20 Mars, 2023

Kosova.info - Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës उसके घुटनों पर गर्म milf और...

Read more
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian më 18 prill pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët

20 Mars, 2023
Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

Serbi: Qytetarët dhe buxheti i Beogradit do të mbajnë pasojat e vendimit të qytetit për ndërprerjen e kontratës me Busplus

20 Mars, 2023
Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

Voziti 197 km/h në tunelin e Kalimashit, 27-vjeçari nga Kosova gjobitet me afro 500 euro

20 Mars, 2023
Deputeti Adnan Dibrani

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, shpëton një foshnje në lumin Moraça

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.