Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione
Share on FacebookShare on Twitter
Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZhR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 28 shtator 2021.

Subvencionimi i disa kulturave bujqësore në kuadër të këtij programi sivjet për herë të parë do të orientohet mbi bazën e rendimentit e krahas kësaj, risi tjetër e këtij programi është edhe mbulimi i Primit të Sigurimit në vlerën prej 75 për qind për 6 kultura bujqësore për fermerët që vendosin t’i sigurojnë kulturat bujqësore.

Në programin e sivjetmë, Ministria e Bujqësisë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, thekër, tërshërë, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, për bletë, pula vojse, thëllëza, për dosa për riprodhim, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për sektorin e akuakulturës, për viça për majmëri. Po ashtu, sivjet do të ketë pagesa direkte për vreshtat ekzistuese, për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht, pagesa direkte për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave te mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë se rrushit, për sipërfaqet e mbjella me perime, për prodhimtarinë organike, për bimët mjekësore dhe aromatike.

Në kuadër të këtij programi, sivjet do të ketë edhe pagesa direkte për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, mollës, kumbullës, rrushit, dredhëzës, specit dhe arrës, si dhe primin e sigurimit bujqësor tradicional për kulturën bujqësore të mollës – pemishtet intensive, kulturën e specit – kultivimi intensiv dhe rrushin e verës.

Të gjithë të interesuarit për kriteret, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim dhe informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZHR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZHB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.

Linku i Thirrjes për Aplikim për Pagesa Direkte 2021 https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë
EKONOMI

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë

9 orë më parë
Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!
EKONOMI

Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!

12 orë më parë
Kosova.info - Çmimet e derivateve në Kosovë
EKONOMI

Kosova.info – Çmimet e derivateve në Kosovë

4 ditë më parë
Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023
EKONOMI

Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

4 ditë më parë
Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës
EKONOMI

Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës

6 ditë më parë
Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat
EKONOMI

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

1 javë më parë
Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog
Lajme

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

20 Mars, 2023

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka treguar se për dialogun Kosovë-Serbi sot ka raportuar në...

Read more
Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

20 Mars, 2023
Albin Kurti

Kurti: Derisa Serbia shmang nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv

20 Mars, 2023
Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

Në KK të Suharekës peticioni për vendosjen e shtatores së dr. Rugovës

20 Mars, 2023
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian më 18 prill pritet të votojë për liberalizimin e vizave për kosovarët

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.