Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Ministri serb i Arsimit kërkon që të intonohet himni në çdo shkollë në orën e parë, reagon deputeti shqiptar Kamberi

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj vendimit të ministrit të Arsimit në Serbi, Branko Ruzhiq, që në çdo shkollë e në çdo klasë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, më 1 shtator,  të intonohet himni shtetëror i Serbisë, përcjell KosovaPost.

Kamberi ka thënë se obligim primat duhet të jetë sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptar në Luginë, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkollat shqipe dhe njohja së diplomave.

Kamberi ka shtuar se nuk do të befasohej nëse vendimi i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Ministri serb arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Branko Ruzhiq, paska marrë vendim që në çdo shkollë e në çdo klasë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, më 1 shtator, të intonohet himni shtetëror i Serbisë. Qëllimi i një vendimi të këtillë qenka “respektimi flamurit, stemës dhe himnit” për ta “ruajtur identitetin tonë” ka sqaruar ai.Ministri serb paska harruar se obligimi i tij primarë ndaj fëmijve, para imponimit të dëgjimit të himnit, është sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkollat shqipe dhe njohja së diplomave.Secili prej ne duhet të ruajë identitetin e vet dhe kjo është pika në të cilën pajtohemi. Por, shtrohet pyetja a është himni intonimin e të cilit Ju po urdhëroni gjithëpërfshirës apo përjashtues? A përfaqëson vetëm identitetin serb apo edhe të pakicave? Si do të ndikojë te pakicat një atmosferë e këtillë imponuese.Pakicat në Serbi përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë dhe ato kanë identitet krejtësisht tjetër nga ajo që Ju po doni t,i impononi. Kjo ështët një realitet sado që Ju po mundoheni ta injoroni. Respekti është raport i dyanshëm. Do të jeni i respektuar në masën e njëjtë që respektoni të tjerët. Në atmosferën në të cilën Serbia me ligj diskriminon shqiptarët sidomos në çështjet identitare –mohimi i të dejtës së përdorimit të simbolit kombëtar- çfarëdo vendimi politik, qoftë ai imponues, nuk mund të ndikojë në ngritjen e respektit ndaj diskriminatorit.Prandaj edhe ky vendim nuk mund të konsiderohet ndryshe përpos politizim i panevojshëm i shkollave dhe arsimit për nevojat e patriotizmit tuaj të rrejshëm. Nuk do të befasohem nëse vendimi i Juaj i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS.

Lexo po ashtu

moti
Lajme

Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

1 orë më parë
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)
Lajme

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

2 orë më parë
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit
Lajme

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

3 orë më parë
Lutfi Haziri
Lajme

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

3 orë më parë
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)
Lajme

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

4 orë më parë
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)
Lajme

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

4 orë më parë
Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok
RAJONI & BOTA

Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok

20 Mars, 2023

Kosova.info - Shqiptari kapet në Mal të Zi me makinën plot me drogë, merr të largohet shkel policin në postbllok...

Read more
moti

Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

20 Mars, 2023
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.