Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Mësuesit në të gjithë Shqipërinë do përfitojnë një rritje page prej 6% në buxhetin e vitit 2022

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Mësuesit në të gjithë Shqipërinë do përfitojnë një rritje page prej 6% në buxhetin e vitit 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë punonjësit mësimorë, edukatorë dhe psiko-socialë në të gjitha shkollat e Shqipërisë do të përfitojnë një rritje page prej 6 përqind në vitin 2022.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë prezantimit të buxhetit për arsimin.

“Në mandatin e kaluar pagat u rritën me 32%. Në këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32% dhe e kemi filluar filluar që me buxhetin e parë. Për vitin 2022 për të gjithë punonjësit mësimor edukatorë dhe psiko-social në gjithë shkollat pagat do rriten me 6% në të gjitha shkollat në të gjithë vendin. Një nga zërat në buxhet per vitin 2022 do jetë përmirësimi i infrastrukturës shkollore”, tha Kushi.

Ajo tha se këtu nuk është fjala vetëm për ndërtesat dhe terrenet sportive, edhe pse gjatë viteve të kaluara janë ndërtuar dhe ristrukturuar më shumë se 300 shkolla në të gjithë vendin, duke mos përfshirë këtu 70 shkollat që sapo kanë përfunduar me programin e rindërtimit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se nuk kemi bërë aq sa duhet me infrastrukturën e brendshme shkollore. Me laboratorët, teknologji që të garantojmë një arsim cilësor dhe një proces sa më të mirë cilësor për nxënësit tanë”, tha Kushi.

Po ashtu, ministrja Kushi theksoi se duke filluar nga janari i vitit 2022, rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve që e kanë shkollën 2 kilometra larg banesës, do jetë 50% më e lartë.

“Me buxhetin e vitit 2022, me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do sigurojmë mbulimin e shenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës që banojnë më shumë se 2 km larg nga shkolla e tyre. Si dhe transportin për 12 mijë mësues që punojnë mbi 5 km larg nga vendbanimi. Nga janari i vitit 2022 rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do jetë 50% më i lartë. Duke bashkëpunuar me bashkitë e vendit dhe nga ana tjetër duke ndërgegjësuar më shumë prindërit e komunitetin do punojmë e ofrojmë arsim cilësor dhe për këta nxënës duke i sjellë ata në shkolla normale, në klasa normale, që të mësojnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe me mësues të profilit për cdo lëndë”, tha Kushi./tch/

Lexo po ashtu

Dhoma e Perfaqesuesvee
Lajme

Dhoma e Përfaqësuesve miraton marrëveshjen për tavanin e borxhit, shmanget kriza

10 minuta më parë
Hetimet pa epilog për helmimet nga uji në Deçan
Lajme

Ujësjellësi e ndal ujin për shkak të pëlcitjes së gypit në një banesë në Fushë Kosovë

20 minuta më parë
KFOR
Lajme

Serbët edhe sot protestojnë në veri

1 orë më parë
vranët
Lajme

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

1 orë më parë
Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri
Lajme

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

2 orë më parë
Macron Scholz
Lajme

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

2 orë më parë
Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë
RAJONI & BOTA

Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

1 Qershor, 2023

Në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë, disa qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në...

Read more
Dhoma e Perfaqesuesvee

Dhoma e Përfaqësuesve miraton marrëveshjen për tavanin e borxhit, shmanget kriza

1 Qershor, 2023
Hetimet pa epilog për helmimet nga uji në Deçan

Ujësjellësi e ndal ujin për shkak të pëlcitjes së gypit në një banesë në Fushë Kosovë

1 Qershor, 2023
Cila është koha e duhur për t’i larë dhëmbët?

Cila është koha e duhur për t’i larë dhëmbët?

1 Qershor, 2023
KFOR

Serbët edhe sot protestojnë në veri

1 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.