Departamenti Amerikan i shtetit ka deklaruar se me kontingjentin e ri të vaksinave që arritën të hënën, Kosova mund do të mund t’i mbrojë më shpejt qytetarët e saj, njofton Klankosova.tv.
“Me rritjen e varianteve më infektive të COVID-19 si Delta, dhurimi i sotëm i 503,100 dozave të vaksinës Pfizer do t’i lejojë Kosovës të mbrojë qytetarët e saj më shpejt. Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, elastike është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuar.” thuhet në një postim në Facebook të Departamentit të Shtetit.
Të hënën nëpërmjet mekanizmit COVAX arritën edhe 503,100 doza të vaksinës Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.