Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit, në pesëvjetorin e vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu tha se me Qeverinë aktuale, nuk do të ketë raste ku aktivistëve politikë do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë, transmeton Klankosova.tv.
Më poshtë postimi i plotë:
5 vite pa Astrit Deharin!
Sot, së bashku me kabinetin tim, nderuam jetën dhe veprën e aktivistit politik Astrit Dehari.
Ndonëse kanë kaluar 5 vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin!
Qeveria jonë është duke punuar për reforma të thella në drejtësi. Këto reforma të thella do të garantojnë drejtësi për vrasjet politike si dhe vrasjen e Astrit Deharit!
Me qeverinë tonë nuk do të ketë raste ku aktivistëve politik do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë!
Shteti i së drejtës është synimi yni dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!