Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina KULTURË

Mbrëmje e hareshme dhe festive

lajmim.com nga lajmim.com
3 javë më parë
në KULTURË
A A
Mbrëmje e hareshme dhe festive
Share on FacebookShare on Twitter

Nën patronatin e z. Florim Lumi, në Pizzeria “AL VOLO” (afër Aeroportit në Treviso), për nder të 28 Nëntorit, festes më të madhe kombëtare, u mbajt mbrëmje muzikore me yjet e folklorit burimor shqiptar, me të Bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli.

Fillim i mbarë i një mbrëmje të hareshme festive

Kjo mbrëmje e hareshme fillojë me një kolazh të këngëve patriotike nga Grupi i Rapsodëve Popullor, për të vazhduar me një fjalë përshëndetëse nga publicisti Florim Zeqa, i cili në fillim i përshëndeti të gjithë bashkatdhetarët për pjesëmarrjen, duke ua uruar festën e 28 Nëntorit, ngjarjes më të madhe kombëtare, atë të 580 vjetorit të Flamurit Kombëtar dhe 111 vjetorit të Pavarësisë së shtetit të parë shqiptar.

Një përshëndetje të veçantë, publicisti Zeqa e bëri për rapsodët e mirënjohur, Të bijtë e Bajram Bajes & Zenel Zekolli.

Sikurse luftëtarët që e gjejnë vendin për t’u rreshtuar në vijat e frontit, edhe mërgimtarët e gjejnë vendin dhe mënyrën për të festuar.

Sikurse luftëtarët që nuk shkuan në luftë si anëtarë të partive politike, edhe ne mërgimtarët sonte jemi tubuar, jo si anëtarë të ndonjë partie apo shoqate, por si bashkatdhetarë të lirë në këtë mbrëmje të ngrohtë festive.

Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë, kishte edhe bashkatdhetarë të ardhur nga vendet e largëta të Italisë dhe shtetet e ndryshme evro-perëndimore, si: Gjermania, Austria, Sllovenia, etj., për të festuar së bashku me ne ditën më të shenjt kombëtare.

Rapsodi Zenel Zekolli ishte i dalluar në mësimdhënie, i guximshëm në luftë dhe i përgjegjshëm në paqe.

Janë kuadrot që ka prodhuar Zenel Zekolli që e dëshmojnë në vepër punën e tij atdhetare.

Në mesin e shumë luftëtarëve të lirisë që ishin prezent në mbrëmjen e së shtunës, ishte edhe Florim Lumi, pjesëtarë i UÇK-së dhe TMK-së, veprimtar i dalluar në mërgatën tonë, organizator i dhjetëra turnireve dhe aktiviteteve të shumta në Provincën Treviso.

Ishte nder dhe kënaqësi për bashkatdhetarët që në mesin e tyre ta kenë Komandantin e Batalionit, njëherësh edhe Komandant i Kazermës “Besim Ndrecaj” në Therancë, Gjeneralin Zenel Zekolli, heroin e gjallë të luftës dhe shtetndërtimit.

Mirënjohje atdhetare për rapsodët popullor

Në fund të fjalës përmbyllëse, publicisti Zeqa, në emër të Këshillit Organizativ të Turnirit në Futboll të Vogël për nder të 28 Nëntorit, i nderoi me nga një Mirënjohje me portretin e Skënderbeut, rapsodin Zenel Zekolli dhe Të Bijtë e Bajram Bajes!

Pas pranimit të mirënjohjeve, fjalën e mori Zenel Zekolli, i cili fillimisht na falënderoj për mikpritjen dhe mirënjohjet, për të vazhduar tutje me evokimet plot emocione për luftën çlirimtare, duke kujtuar rënien heroike të bashkëluftëtarëve në vijat e frontit dhe jo vetëm, i përshëndeti edhe dy të rinj që trashëgojnë emrat e dëshmorëve të lirisë, Sadri Guraziu dhe Sahit Tigjaj, të cilët i mbajnë me krenari emrat e xhaxhallarëve të tyre.

“As këta dy dhe as unë që e kam vëllain dëshmorë, ne nuk mund të bëhemi si ata, por është obligim i yni që të mundohemi ne të bëhemi të mirë siç ishin ata në jetën e tyre”, theksoi Gjenerali Zenel Zekolli.

Pas këtyre momenteve emocionuese, u vazhdua me këngë të përzgjedhura patriotike nga rapsodët popullor deri në përfundim të kësaj mbrëmje të elektrizuar festive!

Kapacitetet e lokalit ishin të vogla për numrin e madh të interesuarve për pjesëmarrje në këtë mbrëmje festive, por kjo nuk ishte pengesë për prezencën e qindra bashkatdhetarëve që kishin ardhur për të kremtuar së bashku festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë.

Edhe përkundër informimit publik në rrjetet sociale, ana e mangët e këtij aktiviteti festiv ishte mosprezenca e asnjë bashkatdhetari nga Shqipëria, ani pse në çdo të dytën këngë të rapsodëve përmendej Shqipëria, Skënderbeu, Ismail Qemali, etj.! Përtej kësaj, rapsodi Zenel Zekolli e këndoj një këngë edhe në melosin toskë për Ismail Qemalin.

Duhet cekur, se për zërimin u përkujdes “DJ ALBI” me teknologjinë e fundit audio-fonike, duke e ngritur në nivelin më të lartë atmosferën festive.

Në fund, ia vlen për të përshëndetur pronarin e lokalit “AL VOLO), afaristin e suksesshëm, z. Imer Berisha për mikpritjen dhe ushqimet e shijshme tradicionale, të përgatitura nga kuzhinierët profesionist si dhe për shërbimet cilësore të kamerierëve të reja, por mjaft të zellshme dhe efikase në profesionin e tyre.

Florim ZEQA

Lexo po ashtu

Arti në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Mirush Kabashi
KULTURË

Arti në zi, ndërron jetë aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

4 ditë më parë
Kitaristi arbëresh tregon shqiponjën që ka tatuazh, De Bartolo: Dua të mësoj shqip
KULTURË

Kitaristi arbëresh tregon shqiponjën që ka tatuazh, De Bartolo: Dua të mësoj shqip

2 javë më parë
Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë
KULTURË

Dosja osmane për jetën e Ismail Qemalit dhe disa reflektime të gazetave osmane ndaj pavarësisë së Shqipërisë

2 javë më parë
Franca fiton "Junior Eurovision Song Contest 2023", Shqipëria e 8-ta
KULTURË

Franca fiton “Junior Eurovision Song Contest 2023”, Shqipëria e 8-ta

2 javë më parë
Biznes modern me zanatin e vjetër
KULTURË

Biznes modern me zanatin e vjetër

2 javë më parë
Shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet çmimi letrar ‘Beqir Musliu’
KULTURË

Shkrimtarit Ismail Kadare i dorëzohet çmimi letrar ‘Beqir Musliu’

2 javë më parë
Ndalohet për 48 orë menaxheri që keqpërdori kartelat bankare të klientëve
Lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë: Bashkë me disa të tjerë e rrahën një tjetër

9 Dhjetor, 2023

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi i njëjti në bashkëpunim me disa persona të tjerë, e kanë sulmuar...

Read more
Themelimi i Asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE - analistët e quajnë të padrejtë

Themelimi i Asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE – analistët e quajnë të padrejtë

9 Dhjetor, 2023
Erdan

Izraeli falënderon Bidenin për veton ndaj armëpushimit në Gaza

9 Dhjetor, 2023
NjSI

NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë sot protestojnë para qeverisë

9 Dhjetor, 2023
Moti

Moti sot i vranët dhe me intervale kohore me diell

9 Dhjetor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.