Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

MBPZhR/AZhB fillon procedurën e kontrollës në terren për PPD 2023

lajmim.com nga lajmim.com
2 javë më parë
në EKONOMI
A A
MBPZhR/AZhB fillon procedurën e kontrollës në terren për PPD 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, nën shoqërimin e Kryeshefes së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Venera Çerkini dolën në terren për të parë nga afër ecurinë e punës së inspektorëve të AZhB-së të cilët nga dita e sotme kanë filluar inspektimin e kulturave bujqësore tek fermerët aplikues në kuadër të Programit për Pagesa Direkte – Subvencione 2023.

Vizita u realizua tek fermeri Jeton Statovci në fshatin Cërillë i komunës së Ferizajt i cili i njoftoi të pranishmit për kulturat të cilat ai i ka kultivuar. Z. Statovci tha se është i kënaqur me përkrahjen që ka marrë nga Ministria e Bujqësisë dhe falë kësaj mbështetje, ai ka arrit t’i mbjellë afër tetë hektarë grurë.

Nga ana e tij, Ministri Peci u shpreh se me lehtësimin e formës për aplikim për subvencione, duke i thjeshtëzuar në tërësi procedurat për aplikim, viti 2023 është viti rekord i të mbjellave në territorin e Kosovës dhe ky rekord i të mbjellave duhet të shoqërohet edhe me rekordin e inspektimeve. “Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij. Objektivat që i vendosëm në fillim të mandatit, i tejkaluam në gjysmë të tij, e kështu po hapim rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve. Përmes punës sonë, duke rritur  përkrahjen për të gjitha kulturat bujqësore, blegtorale e pemëtare, ne vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm, e që është zhvillimi i sektorit të bujqësisë në vend”, tha mes tjerash Ministri Peci.

Tutje, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci tha se këtë vit kontrolla në terren do të realizohet në masën 100% për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023. /Kosova.info/

Lexo po ashtu

Rafuna i OEK takohet me Varhely, flasin për bashkëpunimin ekonomik
EKONOMI

Rafuna i OEK takohet me Varhely, flasin për bashkëpunimin ekonomik

17 orë më parë
Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnje e Mal të Zi
EKONOMI

AAK-ja kërkon që paga minimale të jetë 370 euro

3 ditë më parë
A mund të hyjë ekonomia e Kosovës në recesion?
EKONOMI

A mund të hyjë ekonomia e Kosovës në recesion?

3 ditë më parë
Gërxhaliu: Punëtorët e huaj Kosovën e shohin mundësi tranziti për BE
EKONOMI

Gërxhaliu: Punëtorët e huaj Kosovën e shohin mundësi tranziti për BE

6 ditë më parë
Bordi i FMN-së miraton marrëveshjen prej 100 milionë euro me Kosovën
EKONOMI

Bordi i FMN-së miraton marrëveshjen prej 100 milionë euro me Kosovën

6 ditë më parë
OEGJK: Interesim dhe gatishmëri për të investuar në Kosovë
EKONOMI

OEGJK: Interesim dhe gatishmëri për të investuar në Kosovë

7 ditë më parë
KFOR
Lajme

Serbët edhe sot protestojnë në veri

1 Qershor, 2023

Në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, do të vazhdojë protesta e serbëve. Gjatë së mërkures situata ishte kryesisht e qetë,...

Read more
vranët

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 25 gradë Celsius

1 Qershor, 2023
Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

1 Qershor, 2023
Macron Scholz

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

1 Qershor, 2023
Kore

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

31 Maj, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.