Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Mbi 21 për qind rritet konsumi i energjisë elektrike, KEDS apelon për kursim maksimal

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
Mbi 21 për qind rritet konsumi i energjisë elektrike, KEDS apelon për kursim maksimal
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumi i energjisë elektrike në ditët e para të nëntorit është rritur në nivele të larta, mbi 21 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja e madhe e konsumit në kohë të krizës energjetike po e vë në vështirësi serioze tërë sistemin elektroenergjetik të vendit.

Madje, në kohë të pikut po mbërrin deri në 935 megavat nga 788 megavat sa ishte në ishte vitin e kaluar. Kjo nënkupton që duhet të importohen gati 200 megavat/orë energji elektrike në kohën e konsumit maksimal. E çmimet e importit aktualisht janë në qiell, duke u blerë nga më tepër se 250 euro për megavat/orë, pra rreth pesë fish më shumë se vitin e kaluar.

 Rritje kishte edhe gjatë muajit tetor për 18 për qind në krahasim me tetorin e vitit 2020.

 Por, tashmë është shtuar tempo. Rritja e madhe po ndodhë për shkak të ngrohjes së konsumatorëve me rrymë. KEDS apelon të përdoren forma alternative aty ku ka mundësi.

 Kjo situatë është e vështirë. KEDS kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike në mënyrë që situata të jetë sa më e përballueshme.

 “Edhe kur temperaturat këtyre ditëve po shkojnë deri në 20 gradë celsius, prodhimi vendor i cili shkon në maksimum 750 megavat, nuk po arrin ta mbulojë kërkesën për konsum. Me ftohjen e motit, situata pritet të përkeqësohet tutje, ku nevoja për import pritet të shkojë në gati 50 për qind të kërkesës. Shprehur në euro, me çmimet aktuale të energjisë elektrike në botë, kap një kosto marramendëse, të papërballueshme për sistemin elektroenergjetik të Kosovës. Nevoja për ndryshime është emergjente. Çdo kilovat është i nevojshëm që të kursehet. Krejt bashkë mund t’ia dalim”, thotë KEDS. 

Lexo po ashtu

Organizohet turneu “TOP 8” për U13
SPORT

Organizohet turneu “TOP 8” për U13

12 orë më parë
Shpresa dhe Gani Maloku vazhdojnë të udhëheqin në ligën e parë për femra dhe meshkuj
SPORT

Shpresa dhe Gani Maloku vazhdojnë të udhëheqin në ligën e parë për femra dhe meshkuj

15 orë më parë
Roma lëshon fitoren nga duart në përballjen me Torinon
SPORT

Roma lëshon fitoren nga duart në përballjen me Torinon

1 ditë më parë
Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon
SPORT

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

1 ditë më parë
Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Hakimi dhuron “show” te PSG-ja
SPORT

Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Hakimi dhuron “show” te PSG-ja

1 ditë më parë
PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen
SPORT

PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen

1 ditë më parë
moti
Lajme

Moti nesër me vranësira dhe intervale me diell

25 Shtator, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me dielli....

Read more
moti

Moti nesër me vranësira dhe intervale me dielli

25 Shtator, 2023
jeton ismaili

Zhvillimet në veri, Ismaili: Nuk ka reagime nga ndonjë zyrtar politik në Serbi (VIDEO)

25 Shtator, 2023
Dugolli

Dugolli: Ndërkombëtarët i mbyllën sytë para bandave në veri (VIDEO)

25 Shtator, 2023
Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

25 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.