Hyrja në fuqi e masave të reja antiCOVID ka bërë që edhe numri i gjobave për mosrespektimin e tyre të rritet.
Që nga e hëna, kur edhe hynë në fuqi këto masa, janë shqiptuar gjithsej 11 mijë e 451 gjoba, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë kësaj periudhe, numër më të madh të gjobave pati në 24 orët e fundit, me gjithsej 4 mijë 263 gjoba.
Ndërkaq, gjatë së mërkurës janë shqiptuar 3 mijë e 981gjoba, të martën 2 mijë e 479, ndërkaq të hënën 728 të tilla.