Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

Mbetjet mortore të gjetura në Kizhevak javën tjetër vijnë në Kosovë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SHËNDETËSI
A A
Mbetjet mortore të gjetura në Kizhevak javën tjetër vijnë në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu ka treguar se çfarë inspektimi kanë bërë sot në Beograd lidhur me mbetjet mortore të rasteve të Rrezallës që ishin gjetur në Kizhevak të Serbisë.

“Sot u bënë ribashkimet e fundit për secilin trup në të cilin është punuar dhe janë gjetur në Kizhevak dhe ato janë të gatshme për transport dhe riatdhesim në atdhe. Janë disa procedura të cilat janë administrative dhe lutja jonë ishte që t’i kthejnë sa më shpejt në Kosovë dhe shpresoj që nga fundi i javës së tjetër do t’i kthejmë, por varet nga procedurat administrative të Serbisë”.

“Sot morëm edhe rezultatet e ADN-së përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Bëhet fjalë për shtatë identifikime të reja dhe dy ribashkime. Te ribashkimet bëhet fjalë për ribashkimin e pjesëve të trupave të rasteve të cilat i kemi gjetur në vitin 2014 në Rudnicë. Do t’i takojnë personave të cilët janë dorëzuar më herët”.

Gërxhaliu, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka treguar se pse ndodh që mbetjet mortore të një trupi gjenden në vende të ndryshme dhe të njëjtat duhet të ribashkohen.

“Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Fillimisht viktimat janë vrarë në Kosovë dhe në shumicën e rasteve janë varrosur në Kosovë dhe pastaj janë zhvarrosur për t’u fshehur gjurmët e krimit ku gjatë tërheqjes janë përdorur eskavatorë. Luga e eskavatorit ka marrë një pjesë të trupit dhe më pas mbetjet janë hudhur nëpër kamionë e më pas me shpejtësi kanë vepruar që t’i fshehin rastet. Është një veprim i shkapërderdhjes dhe fshehjes së gjurmëve të krimit. Këtë e kemi ditur që nga fillimi që në Kizhevak mund të gjejmë mbetje mortore që ndërlidhen me Rezallën, sepse Kizhevaku ndodhet në afërsi të Rudnicës”.

“Këtë veprim e kemi hasur edhe më herët ku ka pasë rast ku kemi gjetur një pjesë të trupit nga rajoni i Prizrenit në Batajnicë, një pjesë tjetër në Vërmicë në kufi me Shqipërinë derisa pjesa tjetër ka mbetur te poligoni i gjuajtjes në Prizren ku është pushkatuar e ai trup edhe më tutje nuk është i kompletuar”.

Arsim Gërxhaliu, të cilit i ka skaduar mandati si drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se ky inspektim nuk do të jetë i fundit i tij si ekspert mjeko-ligjor në identifikimin e mbetjeve mortore të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Këtë mision nuk e kam përfunduar dhe normal që do të vazhdoj derisa të mundem ta japë kontributin tim. Vendimi për emërimet në grupet punuese për të zhdukurit në komisionin qeveritar dhe grupin dialogues është lëshuar para dy muajsh dhe me është thënë se duhet të jem edhe më tutje atje dhe të jem përgjegjës për pjesën mjeko-ligjore sa i përket çështjes së të zhdukurve”.

Lexo po ashtu

Vitia: Do të rrisim cilësinë e shërbimeve ndaj pacientëve
SHËNDETËSI

Vitia: Do të rrisim cilësinë e shërbimeve ndaj pacientëve

12 orë më parë
Përfitimet shëndetësore që vijnë nga agjërimi
SHËNDETËSI

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga agjërimi

1 ditë më parë
Disa mënyra për të shmangur rritjen dhe uljen e sheqerit në gjak
SHËNDETËSI

Disa mënyra për të shmangur rritjen dhe uljen e sheqerit në gjak

5 ditë më parë
Pesë arsyet se pse duhet të lexoni para gjumit
SHËNDETËSI

Pesë arsyet se pse duhet të lexoni para gjumit

6 ditë më parë
Tre probleme shëndetësore të zbuluara nga lemza
SHËNDETËSI

Tre probleme shëndetësore të zbuluara nga lemza

1 javë më parë
Ekspertët: Një natë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj për dy vjet
SHËNDETËSI

Ekspertët: Një natë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj për dy vjet

2 javë më parë
24 vjet nga Beteja e Kotlinës
Lajme

24 vjet nga Beteja e Kotlinës

24 Mars, 2023

OVL e UÇK-së në Kaçanik sot shënon 24 vjetorin e betejës së 24 marsit 1999 e zhvilluar në Kotlinë të...

Read more
24 vjet nga rënia e dëshmorit Bedri Ahmeti - Bedi

24 vjet nga rënia e dëshmorit Bedri Ahmeti – Bedi

24 Mars, 2023
NATO bombardimet

24 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi

24 Mars, 2023
Sot bëhen 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

Sot bëhen 24 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

24 Mars, 2023
Arjan Çani

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.