Heshtja njëminutëshe e pushtetarëve, ishte për të nderuar heroin më të ri të Republikës.
Kur ata nisën punën në mbledhjen e qeverisë, familjes së policit të vrarë, Afrim Bunjaku, ia ndan si mbështetje, 50 mijë euro.
Për kolegët e këtij të fundit, nderim nga të gjithë, kërkoi kryeministri, Albin Kurti, për luftimin e terroristëve të dielën, që e quajti suksesin më të madh të të uniformuarve që nga pavarësia.
Pos zotësisë së Policisë së Kosovës, ngjarja e para katër ditësh për kryeqeveritarin qartëson një nevojë që lidhet me brezin e nxehtë kufitar të vendit, njofton Klan Kosova.
Me pjesëmarrjen e numrit dy të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, për Kurtin u vërtetua rëndësia e pluralizmit politik te serbët, të cilët tha se duhet të çlirohen nga tutelat e Serbisë.
Qëllimin e atij që është në listën e zezë amerikane e terroristëve të tjerë, e përmendi ministri i Kulturës, teksa tregoi se ata dëmtuan edhe kultin fetar, në të cilin u strehuan.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.