Emin Berisha është një nga përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Podujevës. Me një shëtitje të shkurtër në profilin e tij në “facebook” vërehet pëlqimi i tij për kryeministrin Albin Kurti të cilin e ka pritur edhe në konakun e tij në Llap.
Madje një prej videove epike në rrejte sociale ku Kurti flet për lidhjen familjare me Glauk Konjufcën është gjatë një takimi në shtëpinë e Berishës.
Por, Berisha në këto zgjedhje lokale është duke e përkrahur kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës, mjekun Ekrem Hyseni.
Para mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve lokale, Emin Berisha që në “cover” ka fotografinë e kryeministrit Kurti, ka publikuar një fotografi të Ekrem Hysenit, duke thënë se është “Thjesht njeri i edukuar modest dhe parimor” dhe ka shtuar se “Nuk na duhen zhurmagjit…”.
Berisha ka marrë edhe komente nga përkrahës të Vetëvendosjes duke i thënë se do të vazhdohet me Shpejtim Bulliqin edhe për 4 vite.
Derisa Berisha ka replikuar, duke thënë se Bulliqi është LDK i vjetër dhe “komonist i shtire”.


Madje Berisha lë të kuptohet se ka marrë kritika për pozicionimin e tij në përkrahje të Ekrem Hysenit.
“Nese dikush me ka respektu e me ka dasht pse jam ne vv jazik ju koft.Kjo i bjen jam ne vv dhe keni inters prej meje jam i mirë.Nese nuk mirem hiq me politik ose kam mendim me pozitiv per dikon tjeter jam i keq a po.Keshtu kan qen edhe partit tjera…Pra un jam ndryshe nga ju i du dhe do ti respektoj gjithmon pjesen me te madhe te aktivistve te LVV”, ka shkruar Emin Berisha.