Paris Saint-Germain ka fituar te Reims në udhëtim në kuadër të xhiros së tretë në Ligue 1.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Kylian Mbappe në minutën e 16-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Mbappe shënoi edhe njëherë në minutën e 63-të, pas një super asistimi nga Acraf Hakimi.
Ndërsa ylli argjentinas, Lionel Messi ka debutuar për herë të parë në ndeshje zyrtare për Paris Saint-Germain.
Messi u fut në lojë gjatë pjesës së dytë në minutën e 66-të.
Paris Saint-Germain ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Clermont, ndërsa Reims me Rennes. /Klankosova.tv/