Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

MAShTI ndan 200 mijë euro për institucionalizimin e Qendrave Mësimore, por komunat nuk mund të aplikojnë

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
MAShTI ndan 200 mijë euro për institucionalizimin e Qendrave Mësimore, por komunat nuk mund të aplikojnë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka ndarë 200 mijë euro për institucionalizimin e Qendrave Mësimore, por komunat e vendit nuk kanë mundësi të aplikojnë për përfitimin e këtyre mjeteve.

Kështu bëri të ditur zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, në konferencën e sotme “Qendra mësimore dhe problematike e institucionalizimit”, e organizuar nga organizatat e konsorciumit “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, “HEKS EPER” dhe “Terre des hommes”.

Arsyeja e kësaj “barriere”, sipas tij, është fakti se këto mjete janë dedikuar për personat juridikë dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Pupovci deklaroi se MAShTI ka ndarë 200.000 euro për Qendrat Mësimore dhe se vitin e ardhshëm planifikohet që kjo shumë të dyfishohet, mirëpo, përkundër procesit të institucionalizimit, komunat të cilat menaxhojnë Qendrat Mësimore nuk do të mund të aplikojnë për këto mjete pasi që u dedikohen personave juridikë dhe organizatave të shoqërisë civile të cilat punojnë për dhe me Qendrat Mësimore”, citohet të ketë thënë ai.

Mirëpo, ai ka premtuar se Ministria e Arsimit do të punojë në gjetjen e një zgjidhjeje adekuate rreth mundësive ligjore sa i përket institucionalizimit të Qendrave.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, tha se ekziston një vullnet i fortë politik për të mbështetur arsimin për romët, ashkalitë dhe egjiptianët dhe se Zyra e Kryeministrit do të mbështesë iniciativat për Qendrat Mësimore për të gjetur një zgjidhje adekuate afatgjatë.

Mbështetje për arsimimin e këtyre komuniteteve ka premtuar edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola, i cili është zotuar se do të mbështes dhe do të shtyjë përpara të gjitha çështjet që lidhen me arsimimin e pjesëtarëve të tre komuniteteve në fjalë.

Lexo po ashtu

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta
EKONOMI

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta

1 ditë më parë
ATK ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, 209 gjoba për sektorin e gastronomisë
EKONOMI

ATK plotëson/ndryshon Procedurat e Rimbursimit

2 ditë më parë
BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro
EKONOMI

BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro

2 ditë më parë
Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026
EKONOMI

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026

4 ditë më parë
Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat
EKONOMI

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

5 ditë më parë
Si e humbi shkëlqimin ekonomia "e artë" gjermane
EKONOMI

Si e humbi shkëlqimin ekonomia “e artë” gjermane

5 ditë më parë
Lajme

Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO)

27 Shtator, 2023

Stafi i shkollës ku mësojnë fëmijët serbë në Rubovc të Lipjanit, nuk lejuan hyrjen e Komitetit për Komunitete brenda hapësirave...

Read more

Mbështetja e qeverisë, 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku (VIDEO)

27 Shtator, 2023

Fati i municionit: Kush i merr dhuratë armët “terroriste”? (VIDEO)

27 Shtator, 2023
Petar Petkoviq

Petkoviq mohon se Radojiçiq ishte i vendosur në spitalin ushtarak në Beograd

27 Shtator, 2023
Kisha Ortodokse Serbe del me deklaratë për sulmin terrorist në Banjskë

Kisha Ortodokse Serbe del me deklaratë për sulmin terrorist në Banjskë

27 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.