Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Masa për t’u mbrojtur nga rritja e çmimeve në Maqedoninë e Veriut

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Masa për t'u mbrojtur nga rritja e çmimeve në Maqedoninë e Veriut
Share on FacebookShare on Twitter
Rritja e çmimit të energjisë elektrike, e karburanteve dhe produkteve ushqimore në nivel botëror, po reflektohet edhe në Maqedoninë e Veriut, kanë thënë drejtuesit e Odave Ekonomike, duke kërkuar nga qeveria masa për zbutjen e pasojave që do të kenë kompanitë, por edhe konsumatorët.

“Çdo rritje e çmimit të energjetikëve ndikon negativisht në biznese pasi kjo nënkupton kosto shtesë të shërbimeve operative, dhe kjo ndikon edhe në rritjen e çmimeve operative të kompanive. Kjo do të reflektohet më pas në rritjen e çmimeve të produkteve të tyre, që në fund do ta ndiejnë qytetarët pasi do të ketë rritje të çmimeve të ushqimeve. Kjo duhet të alarmojë qeverinë që të ndërmarrë hapa sa më të shpejtë në zbutjen e problemit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Drilon Iseni, përfaqësues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Rritja e çmimeve fillimisht është reflektuar në energjinë elektrike. Biznese të caktuar që kanë marrë fatura më të larta, madje deri në 60 për qind, kanë bërë të ditur nga Komisioni Rregullator për Energjetikë duke arsyetuar këtë më rritjen e çmimeve në suaza botërore.

“Në këtë periudhë, çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë është rritur dhe natyrisht që do të ketë ndikim edhe te disa kompani të caktuara maqedonase”, thuhet në një njoftim të Komisionit, i cili megjithatë mbetet në qëndrimin se energjia elektrike në Maqedoninë e Veriut mbetet më e ulët në krahasim me vendet tjera.

Nga Oda Ekonomike thonë se kriza botërore do të godasë standardin e qytetarëve, ndërsa paralajmërojnë rritje të çmimeve të produkteve ushqimore në masën mes 40 dhe 50 për qind.

“Ne për dukurinë e rritjes së çmimeve kemi folur që nga fillimi i vitit. Presim valë të re rritjes së çmimeve. Ne tani kemi shtrenjtim të mishit dhe prodhimeve të tij në masë e 10 për qind, shtrenjtim të bukës, të vajit e prodhimeve tjera, por duke para tregjet botërore, rritja e tyre mund të shkojë deri në 40 për qind nëse shteti dhe qeveria vazhdojnë të injorojnë thirrjet tona për ndihmë urgjente”, thotë Goce Trajçev nga Oda Ekonomike.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk mund t’i shmanget krizës botërore, por nuk beson se pasojat do të jenë në masën ashtu siç paralajmërojnë odat ekonomike.

“Mendoj se është tepruar me paralajmërimet se rritja e çmimeve mund të shkojë deri më 50 për qind. Kjo nuk është e vërtetë. Inflacionin e kemi nën kontroll dhe sillet rreth 2.7 për qind. Do të ishte shqetësuese nëse inflacioni do të ishte mbi 10, 15 apo edhe 20 për qind. Por, më duhet të them edhe këtë se ne nuk mund të jemi të izoluar nga bota, gjithçka që ndodh jashtë vendit tonë, kuptohet se do të reflektohet edhe te ne, pasi jemi treg i hapur që varemi nga tregjet evropiane”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Ai ka thënë se në rast të nevojës shteti do të ndërhyjë në parandalimin e rritjes së çmimeve dhe mbrojtjen e bizneseve dhe konsumatorëve, ashtu siç ka vepruar gjatë pandemisë COVID-19.

“Ne jemi këtu për të ndihmuar, ashtu siç vepruam gjatë krizës me pandeminë kur qeveria bëri gjithçka për të ndihmuar qytetarët e bizneset, ashtu do të veprojmë dhe tani në rast të nevojës. Ne jemi këtu që t’i shërbejmë qytetarëve, ekonomisë dhe të ruajmë vendet e punës”, ka deklaruar Zaev.

Rritje të çmimeve të prodhimeve ushqimore, si pasojë e rritjeve të karburanteve, Maqedonia e Veriut regjistroi edhe para dy muajve, në veçanti te vaji, qumështi, mielli, mishi e prodhime tjera. Kriza ekonomike në vend mori hov gjatë pandemisë, kur si pasojë e mbylljes së vendit dhe masave shtrënguese u shuan rreth 6,000 biznese ndërsa mijëra persona humbën vendet e tyre të punës.

Lexo po ashtu

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard
RAJONI & BOTA

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

4 minuta më parë
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
RAJONI & BOTA

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

35 minuta më parë
Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje
RAJONI & BOTA

Boris Johnson: Putin më ka kërcënuar me vdekje

3 orë më parë
"Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur": Jeta në një rajon të Rusisë
RAJONI & BOTA

“Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur”: Jeta në një rajon të Rusisë

3 orë më parë
Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët
RAJONI & BOTA

Shkëmbimi i zjarrit në Nakaradë, IPK nuk dyshon në policët

15 orë më parë
Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte
RAJONI & BOTA

Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte

19 orë më parë
Të paktën 17 të vdekur dhe 90 të lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan
Lajme

Të paktën 17 të vdekur dhe 90 të lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan

30 Janar, 2023

Të paktën 17 persona janë vrarë në një shpërthim në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar. Shpërthimi ndodhi kur xhamia...

Read more
Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

30 Janar, 2023
Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

30 Janar, 2023
Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

30 Janar, 2023
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.