Mario Mandzukic ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesional në moshën 35 vjeçare.
Ish ylli i Bayern Munich, i cili ndihmoi gjermanët të fitojnë dy tituj në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve, ishte gjithashtu pjesë e ekipit të Kroacisë që përfundoi nënkampion në Kupën e Botës 2018, duke humbur Finalen kundër Francës.
Ai shënoi 44 gola në të gjitha garat me Juventusin dhe u shfaq 128 herë në Serie A.
Ai njoftoi se po largohet nga futbolli me një mesazh të veçantë në mediat sociale, ku i flet Mariot të ri, i cili ende veshë atlete jo profesionale për të luajtur futboll dhe për ta arritur ëndrrën e tij.
Letra e tij:
“I dashur Mario i vogël, ndërsa i vesh këto këpucë për herë të parë, as nuk mund ta imagjinosh se çfarë do të ndihesh në botën e futbollit.
Do të shënosh gola në fazat më të rëndësishme dhe do të fitosh trofetë më të mëdhenj me klubet më të mëdha.
Do të përfaqësosh me krenari vendin tënd, do të kontribuosh në shkrimin e historisë së sportit kroat.
“Do të jesh i suksesshëm sepse do të kesh njerëz të mirë përreth teje: shokë skuadre, trajnerë, tifozë dhe anëtarë të familjes, agjentë dhe miq që do të jenë gjithmonë pranë teje”.
Ti do të jesh përgjithmonë mirënjohës për të gjithë ata! Mbi të gjitha, do të kesh sukses sepse gjithmonë do të japësh gjithçka.
Në fund, kjo është ajo për të cilën do të jesh më krenarë. Do të sakrifikosh shumë, por do ta dish se ia vlente për shkak të të gjitha momenteve të mahnitshme.
Do të kuptosh kur është koha për të dalë në pension, do t’i vendosësh këto këpucë në dollap dhe nuk do të pendohesh. Futbolli do të jetë gjithmonë pjesë e jetës tënde, por ti do të pritësh me padurim një kapitull të ri.
Argëtohu!
Mario yt i madh.”
P.S. Nëse të ndodh që të luash kundër Anglisë në Kupën e Botës, ji gati rreth minutës së 109-të.”