Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Maqedonia e Veriut/ Rreth 15 mijë raste aktive me Koronavirus

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Maqedonia e Veriut/ Rreth 15 mijë raste aktive me Koronavirus
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 14.998, prej të cilëve, numri më i madh është regjistruar në Shkup, respektivisht 6025 raste aktive, Tetovë 1913. Në Gostivar ka 1107 raste aktive me virusin korona, në Kumanovë 946, Strumicë 690, Kërçovë-612, Strugë-582, Ohër-510, Prilep-280, Dibër-239.

Sipas statistikave të publikuara dje nga ISHP, në vend janë regjistruar 722 raste të reja, 26 viktima dhe 574 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 178.879 raste, prej të cilëve 157.868 janë shëruar, kurse 6.013 kanë ndërruar jetë.

Autoritetet shëndetësore dje njoftuan se gjatë katër javëve të fundit në gjithë vendin me Covid-19 kanë vdekur 480 persona. Vdekshmëri më e lartë e pacientëve është regjistruar në qytetet ku numri i të vaksinuarve është i ulët. 429 nga 480 të vdekurit kanë qenë të pa vaksinuar dhe me sëmundje të tjera shoqëruese. Të dhënat zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se Tetova dhe Gostivari gjatë valës së katërt kanë regjistruar numër më të madh të të vdekurve. Tetova 106 ndërsa në Gostivar 73 viktima.

“Tetova hyri në valën e katërt me vetëm 19% qytetarë të vaksinuar në korrik. Në këtë qytet kishte presion më të madh në spitale, numër më të madh të të shtruarve, të të infektuarve dhe viktimave. Gjendje e ngjashme paraqitet edhe në Gostivar, ku po ashtu kishte numër më të ulët të të vaksinuarve. Në qytetet tjera, si Gjevgjelia, Kavadari, Resnja dhe Berova, ku vaksini është i kënaqshëm gjegjësisht mes 54-61% numri i të vdekurve është më i ulët, apo nga një viktimë në çdo qytet”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Analiza e autoriteteve shëndetësore tregon se edhe numri më i lartë i infektimeve ka qenë te personat e pa vaksinuar. Në periudhën nga 6 gushti deri më 2 shtator, 22,416 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Prej tyre 18% kanë qenë tërësisht të vaksinuar, gjegjësisht 4191 qytetarë. Gjatë 4 javëve të kaluara 18,225 qytetarë gjegjësisht 81% e rasteve pozitive kanë qenë ta pa vaksinuar.

Përqindja e personave të hospitalizuar të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar është 87%, derisa vetëm 13% e të gjithë të hospitalizuarve momentalisht janë të vaksinuar me dy doza.

Të infektuarit dhe të vdekurit janë të vaksinuar me vaksinat të cilat janë në dispozicion tek ne por edhe me të tjera si Moderna dhe Xhonson, të cilat qytetarët i kanë marrë jashtë vendit. Numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza ka arritur në 555.322 persona.

Lexo po ashtu

Bieber: Vuçiq ekzagjeroi në Ohër, bëhej sikur ishte nën torturë
RAJONI & BOTA

Bieber: Vuçiq ekzagjeroi në Ohër, bëhej sikur ishte nën torturë

8 orë më parë
BE-ja dënon votimin e ligjit për shpifje nga Republika Sërpska: Hap i qartë në drejtimin e gabuar
RAJONI & BOTA

BE-ja dënon votimin e ligjit për shpifje nga Republika Sërpska: Hap i qartë në drejtimin e gabuar

8 orë më parë
Sllovakia i dërgon Ukrainës katër avionë ushtarak
RAJONI & BOTA

Sllovakia i dërgon Ukrainës katër avionë ushtarak

10 orë më parë
Drejtori i TikTok para Kongresit: Frika për rrezik të sigurisë kombëtare është skenar hipotetik
RAJONI & BOTA

Drejtori i TikTok para Kongresit: Frika për rrezik të sigurisë kombëtare është skenar hipotetik

11 orë më parë
​Aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit ku u përmbys kamioni, vdes shoferi
RAJONI & BOTA

​Aksidenti i rëndë në rrugën e Kombit ku u përmbys kamioni, vdes shoferi

12 orë më parë
Rama në Britani, takohet me kryeministrin Rishi Sunak
RAJONI & BOTA

Rama në Britani, takohet me kryeministrin Rishi Sunak

13 orë më parë
Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023

Gazetari Arjan Çani tha për Euronews Albania se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë...

Read more
Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

23 Mars, 2023
france protestat

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

23 Mars, 2023
Edmond Hajrizi

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

23 Mars, 2023
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.