Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Maqedonia e Veriut/ Nesër fillon regjistrim i popullsisë, organet besojnë se do të respektohen të gjitha protokollet shëndetësore

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Maqedonia e Veriut/ Nesër fillon regjistrim i popullsisë, organet besojnë se do të respektohen të gjitha protokollet shëndetësore
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër fillon regjistrimi i popullsisë në vend, i cili sipas autoriteteve kompetente, do të bëhet në mënyrë të sigurt duke respektuar protokollet shëndetësore, në mënyrë që të mos ketë mundësi që virusi të përhapet në mesin e qytetarëve dhe regjistruesve.

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), Apostol Simovski, tha se institucionet janë gati për operacionin më të madh statistikor në vend, i cili nuk është kryer për gati 20 vjet.

“Pas gati 20 vitesh, vështirësish, pengesash dhe vonesash, më në fund jemi në prag të fillimit të punës në terren dhe mbledhjes së të dhënave të nevojshme. Të gjitha përgatitjet kanë përfunduar. Komisionet e rajoneve të regjistrimit së bashku me instruktorët tanë shtetërorë kanë përfunduar me sukses trajnimet e instruktorëve dhe regjistruesve rajonalë dhe sot ata janë në terren duke vizituar rrethet e tyre të regjistrimit”, tha Simovski.

Ai shtoi se nuk ka mundësi që dikush të lihet jashtë regjistrimit. Nëse anëtarët e një familje për t’u regjistruar nuk janë në shtëpi, atëherë regjistruesit lënë afat kohor kur të kalojnë përsëri.

“Ata gjithashtu lënë numër telefoni në rast se personi nuk është në gjendje të jetë në shtëpi gjatë periudhës së caktuar, për të bërë takim me regjistruesin kur të bëhet regjistrimi,” tha Simovski.

Sipas ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq, regjistrimi do të bëhet në mënyrë të sigurt sepse, siç tha ai, regjistruesit janë të detyruar t’u përmbahen vazhdimisht protokolleve.

“Regjistrimi do të bëhet në mënyrë të sigurt, duke respektuar protokollet shëndetësore dhe regjistruesit janë të detyruar t’i zbatojnë ato në mënyrë të qëndrueshme. Nuk ka asnjë mundësi që virusi të përhapet. Regjistrimi do të jetë i sigurt, me teknologjinë më të mirë, i shpejtë dhe efikas dhe gjithëpërfshirës në të gjitha gjuhët e folura në RMV. Askush nuk duhet të lihet jashtë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në mënyrë që të marrin pamjen e vërtetë”, theksoi Mariçiq.

Lexo po ashtu

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë
RAJONI & BOTA

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë

8 orë më parë
OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë
RAJONI & BOTA

OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë

9 orë më parë
Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë
RAJONI & BOTA

Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë

9 orë më parë
Tërmet në Shqipëri, banorët raportojnë lëkundje të forta
RAJONI & BOTA

Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi

9 orë më parë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t'i jepen mbi 100 tanke Leopard 1
RAJONI & BOTA

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

10 orë më parë
Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni
RAJONI & BOTA

Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni

11 orë më parë
Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara
Lajme

Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

8 Shkurt, 2023

Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë plenare e cila do të nis nga ora 12:00. Sipas njoftimit, në rend...

Read more
​Sot ditë zie në Kosovë

​Sot ditë zie në Kosovë

8 Shkurt, 2023
Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

8 Shkurt, 2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800

8 Shkurt, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

8 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.