Magdalena Andersson është zgjedhur unanimisht të enjten si kryetare e re e Partisë Social Demokrate (SAP) të Suedisë, kështu asaj i është hapur rruga asaj për t’u bërë kryeministrja e parë grua e vendit të saj.
Andersson, e cila tani është ministre i Financave, ishte e vetmja kandidate për postin e kryetarit të partisë.
Zgjedhja e saj në këtë pozicion vjen pesë muaj pasi kryeministri i vendit njëherësh edhe kryetar i SAP, Stefan Lofven, dha dorëheqje pasi humbi besimin në parlament.
Ekonomistja 54-vjeçare ka mundësi të bëhet kryeministrja e parë në historinë e Suedisë, nëse ajo fiton votat në parlament, data për këtë proces akoma nuk është caktuar.
“Unë pranova që të bëhem drejtuese e partisë sepse e dija që Suedia mund të bëhet më mirë”, ka thënë Andersson në një deklaratë të lëshuar për media.
Partia SAP është më e madhja në Parlamentin e Suedisë pasi i ka 100 nga 349 ulëse të Kuvendit, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.