Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Lumir Abdixhiku iu kërkon kundërshtarëve politikë, “duele” televizive

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Lumir Abdixhiku iu kërkon kundërshtarëve politikë, “duele” televizive
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga rivalët politikë që ta racionalizojnë fushatën zgjedhore dhe ta përshtatin më mirë me kushtet që i ka diktuar pandemia, shkruan Kosova Post.

“Po ju drejtohem sot kështu, në këtë formë, për të shtruar para jush e para qytetarëve të Republikës së Kosovës, votuesve tanë, pra të gjithë atyre që ne së bashku i përfaqësojmë, çështjen e organizimit të fushatës zgjedhore në kohë të paprecedent pandemie” – ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka sugjeruar një variant më të përshtatshëm të bërjes fushatë, duke iu kërkuar oponentëve “duel” në televizione dhe jo fushata të hapura në terren, ku mund të grumbullohen qytetarët e shumtë.

“Ta bartim përballjen politike nga terreni ku grumbullojmë zakonisht me qindra e mijëra njerëz përnjëherë, në debate tjera, televizive, përballje digjitale e sociale” – ka specifikuar Abdixhiku.

Kjo është letra e tij e plotë:

FTESË PUBLIKE LIDERËVE TË PARTIVE PARLAMENTARE

I nderuar kryetar i LVV-së, z. Kurti,

I nderuar kryetar i PDK-së, z. Krasniqi,

I nderuar kryetar i AAK-së, z. Haradinaj,

Po ju drejtohem sot kështu, në këtë formë, për të shtruar para jush e para qytetarëve të Republikës së Kosovës, votuesve tanë, pra të gjithë atyre që ne së bashku i përfaqësojmë, çështjen e organizimit të fushatës zgjedhore në kohë të paprecedent pandemie.

Vendi ynë, Republika jonë, tash e sa kohë është renditur si vendi me më së shumti vdekje për kokë banori në gjithë botën. Vetëm në 10 ditët e fundit, plot 189 kosovarë kanë humbur jetën në ballafaqim me Covid-19. Nga 1 bashkëqytetar tonin, të ri e të moshuar pa dallim, për çdo orë po e humbim në këtë ballafaqim. Janë qytetarët tanë, njerëzit tanë, dhimbjet e të cilëve besoj se i ndajmë të gjithë ne këtu pavarësisht pozicioneve që mbajmë sot ose nesër secili nga ne.

Po gjatë 10 ditëve të fundit, mbi 17,420 kosovarë kanë rezultuar pozitiv, që do të thotë se, fatkeqësisht, ritmi i vdekjeve do të vazhdojë edhe për një kohë. Këtë ritëm duhet ta ndalojmë. Përtej përgjegjësive shtetërore që Qeveria i ka, përgjegjësi që duhet t’i ushtrojë me plot kompetencë, përgjegjësi për të cilat do të mbahet për llogari gjithsesi, sot po ju drejtohem secilit nga ju, si kryetarë partish, që të kapërcejmë mbi veten, ti kapërcejmë dallimet e të ndërtojmë një pakt zgjedhor. Më saktësisht, në këtë pakt, propozoj që:

  1. Me vullnet të plotë politik, përkundër rregullativës ligjore në vend, të shkurtojmë fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë. Ta bartim përballjen politike nga terreni ku grumbullojmë zakonisht me qindra e mijëra njerëz përnjëherë, në debate tjera, televizive, përballje digjitale e sociale.
  2. Të udhëzojmë të gjithë kandidatët tanë, që çdo aktivitet paraelektoral e elektoral nga sot e deri më 17 tetor, ta bëjmë konform rregullave strikte të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pra të kemi njerëz aq sa lejohet, të respektohet distanca, e të respektohen masat e tubimeve të vogla siç udhëzohemi nga ekspertët tanë.

Kështu, ne jo vetëm që shpëtojmë jetë, jo vetëm që i japim kohë vaksinimit masiv – që duhet të ndodhë – por solidarizohemi njëmend me mijëra mjek e staf shëndetësor që tash e 18 muaj pandalshëm po përballen me sfidën më të madhe njerëzore në 100 vitet e fundit. Po këtë kohë, ta shfrytëzojmë për një fushatë tjetër, atë të ngritjes së vetëdijes publike për procesin e vaksinimit.

Në rast të një pajtimi eventual me këtë propozim, sugjeroj ta ftojmë Parlamentin nga pushimi, të aprovojmë një rezolutë në këtë drejtim, e të japim shembull të mirë për vendin, qytetarët tanë e secilin tjetër të përfshirë në këtë drejtim. Në fund, është shëndeti publik, jetët e njerëzve tanë, ajo që mbanë rëndësi. Shpresoj e pres përgjigje pozitive në këtë drejtim. Këtë mesazh do ta pranoni secili edhe në formë të shkruar.

I juaji,

Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lexo po ashtu

Etiopia
Lajme

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

3 orë më parë
Rishi Sunak
Lajme

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

3 orë më parë
Arbana Xharra
Lajme

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

4 orë më parë
aksident FOTO ILUSTRIM
Lajme

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

4 orë më parë
Elvis Hoxha, Albin Kurti
Lajme

Këshilltarët e Kurtit, Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

4 orë më parë
bujar osmani
Lajme

Bujar Osmani ia dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

4 orë më parë
Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës
RAJONI & BOTA

Asosacioni i komunave serbe në Kosovë – një kancer që do të dëmtojë shtetësinë e Kosovës

6 Qershor, 2023

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË Për Shtëpinë e Bardhë, UashingtonSekretarin BlinkenBashkimin Europian, Bruksel Mërgata Shqiptare në Botë edhe më parë ju...

Read more
Etiopia

Etiopia hedh poshtë akuzat për ‘spastrim etnik’ në Tigrayn perëndimor

6 Qershor, 2023
Rishi Sunak

Shkatërrimi i digës në Ukrainë, Sunak: Të tmerrshme e të gabuara sulmet ndaj infrastrukturës civile

6 Qershor, 2023
Arbana Xharra

Xharra për situatën në veri: Kurti i di shumë mirë pasojat politike që mund t’i ketë (VIDEO)

6 Qershor, 2023
aksident FOTO ILUSTRIM

Aksidenti në Polac të Skenderajt, vdes 33-vjeçari

6 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.