Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina RAJONI & BOTA

Lukashenko thotë se Bjellorusia do të pranojë një numër të madh të armëve nga Rusia

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në RAJONI & BOTA
A A
Lukashenko thotë se Bjellorusia do të pranojë një numër të madh të armëve nga Rusia
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka bërë të ditur se vendi i tij së shpejti do të pranojë një numër të madh të armëve nga Rusia.

Ai të mërkurën ka thënë se vendi i tij do të blejë dhjetëra aeroplan ushtarak, helikopterë dhe sisteme raketash të mbrojtjes ajrore.

Informacioni për armë nga Rusia vjen në kohën kur të dyja shtetet janë duke u përgatitur për të zhvilluar ushtrime të përbashkëta ku të përfshirë janë rreth 200,000 ushtarë.

Lukashenko la të nënkuptohet se vendi i tij mund të marrë sisteme kundërajrore S-400, të cilat janë të afta të rrëzojnë sulmet ajrore në një distancë prej 250 kilometrash.

Udhëheqësi autoritar ka qenë një aleat i fortë i Moskës dhe ka kërkuar mbështetje nga Rusia pas rizgjedhjes së tij në vitin 2020.

Ai kërkoi një mandat të gjashtë në pozitën e tij pas votimit, i cili shkaktoi protesta si dhe reagime të opozitës dhe vendeve perëndimore se kishte manipulime gjatë procesit të votimit.

Rusia ka mbështetur me vendosmëri presidentin e Bjellorusisë, pasi qeveria e tij u përball me një sërë sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pas protestave të shumta që u mbajtën.

Më shumë se 35,000 njerëz janë arrestuar në Bjellorusi që nga zgjedhjet e gushtit të vitit 2020, po ashtu u raportuan me mijëra raste të brutalitetit që thuhej se ishte përdorur nga policia.

Lexo po ashtu

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë
RAJONI & BOTA

Banorët e Gaziantepit: Fëmijët kanë frikë të qëndrojnë brenda, po flenë nëpër vetura në të ftohtë

9 orë më parë
OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë
RAJONI & BOTA

OBSH: Numri i viktimave në Turqi mund të arrijë në 20 mijë

9 orë më parë
Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë
RAJONI & BOTA

Foshnja e lindur nën gërmadha të tërmetit, është në gjendje të mirë

10 orë më parë
Tërmet në Shqipëri, banorët raportojnë lëkundje të forta
RAJONI & BOTA

Raportohen përsëri lëkundje të forta tërmeti në Turqi

10 orë më parë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t'i jepen mbi 100 tanke Leopard 1
RAJONI & BOTA

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mbi 100 tanke Leopard 1

11 orë më parë
Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni
RAJONI & BOTA

Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni

12 orë më parë
Momenti emocionues kur familja nxirret e gjallë nga rrënojat në Siri (VIDEO)
Lajme

Momenti emocionues kur familja nxirret e gjallë nga rrënojat në Siri (VIDEO)

8 Shkurt, 2023

Turma ka shpërthyer në brohoritje ndërsa një familje me dy të rritur dhe katër fëmijë u nxorrën nga rrënojat në...

Read more
Rritet numri i të vdekurve në Turqi e Siri, shkon në mbi 8 mijë e 700

Rritet numri i të vdekurve në Turqi e Siri, shkon në mbi 8 mijë e 700

8 Shkurt, 2023
Shpëtuan nga tërmeti në Turqi, kthehet në Kosovë ekipi i mundjes

Shpëtuan nga tërmeti në Turqi, kthehet në Kosovë ekipi i mundjes

8 Shkurt, 2023
Shkon në mbi 8 mijë numri i të vdekurve në Turqi e Siri

Shkon në mbi 8 mijë numri i të vdekurve në Turqi e Siri

8 Shkurt, 2023
Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

Sot mblidhet kuvendi, në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara

8 Shkurt, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.