Liverpooli e ka mposhtur 3-2 Milanin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, City e ka shkatërruar Leipzigun 6-3, derisa PSG ka barazuar befasisht 1-1 me Club Bruge. Në anën tjetër, Atletico Madrid ka barazuar 0-0 në shtëpi me Porton.
Liverpooli dhe Milani ka dhuruar spektakël në Anfield, ku u shënuan 7 gola dhe në fund triumfuan vendasit me rezultatin 3-2.
Liverpooli e nisi furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 9’ me autogolin e Fikayo Tomori.
Por, Milani reagoi dhe me dy gola të shpejtë në të 42’ me anë të Ante Rebic dhe 44’ Brahim Diaz, përmbysi gjithçka, për 2-1 në pjesën e parë.
Megjithatë, në pjesën e dytë, Liverpooli ishte tjetër skuadër.
Mohamed Salah, i cili humbi një penallti në pjesën e parë, arriti që të shënojë golin e barazimit, për 2-2 për vendasit, në minutën e 49’.
Derisa golin e tretë vendasit e shënuan përmes Jordan Henderson në minutën e 69’, për fitoren 3-2.
City 6-3 Leipzig
Pas pak raportet e të gjitha ndeshjeve….