Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor do të mbahet të hënën, më 20 shtator, në orën 10:00.
Kështu vendosi kryesia e Kuvendit e cila po ashtu sot e mbajti mbledhjen e saj të parë për këtë sesion.
Seanca do të fillojë me pikat e rëndomta, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me shqyrtimin e parë të Projektligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj në Republikën e Kosovës dhe atë për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në këtë seancë pritet të formohet edhe komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptar dhe një anëtar nga komuniteti serb në bordin e RTK-së.