Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Kuvendet tona do të mbështesin bashkëpunimin e qeverive dhe institucioneve

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
Kuvendet tona do të mbështesin bashkëpunimin e qeverive dhe institucioneve
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët ndodhen në Shqipëri në një vizitë zyrtare.

Kryetarja Nikolla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer e vëllazëror midis dy vendeve dhe vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të punojnë ngushtësisht për të nxitur e mbështetur qeveritë dhe institucionet për të çuar përpara bashkëpunimin dhe për të zbatuar marrëveshjet e firmosura dhe ndërmarrë nisna të reja.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës ka rëndësi strategjike, efekte stabilizuese dhe orientuese për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.”

Pasi përmendi disa aspekte të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, arsimor, kulturor si edhe në fushën e mbrojtjes e të sigurisë midis të dy vendeve, Nikolla u ndal në mënyrë të veçantë në arritjet e reformës në drejtësi: “Reforma në drejtësi është reforma më e thellë dhe gjithëpërfshirëse e realizuar në Shqipëri gjatë tridhjetë vjetëve të fundit si edhe një aspekt prioritar për integrimin evropian. Reforma po zbatohet me sukses dhe institucionet e reja të sistemit janë tashmë plotësisht funksionale dhe po japin rezultate të prekshme, të shumëpritura e të mirëpritura nga qytetarët.”

Kryetarja Nikolla nënvizoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit midis delegacioneve e përfaqësuesve të të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare si edhe për mbështetjen më të madhe të Shqipërisë në organizatat ku Kosova nuk është ende anëtare.

Ministrja Albulena Haxhiu falenderoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për vlerësimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe nënvizoi se kjo mbështetje është shumë e rëndësishme për Kosovën. “Për reformën në drejtësi dhe vetting-un, të cilat sapo i kemi nisur, do të shfrytëzojmë përvojën e suksesshme të Shqipërisë. Me Ministrinë e Drejtësisë të Shqipërisë kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.”, nënvizoi Ministrja Albulena Haxhiu.

foto galeri

Lexo po ashtu

Ligji për Paga, Haradinaj: Qeveria po i hyn në hak secilit që i shërben shtetit
Lajme

Haradinaj kritikon Serbinë dhe Kurtin që po e kundërshtojnë Asociacionin

4 minuta më parë
Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!
Lajme

Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!

21 minuta më parë
Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA-në, rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik për Kosovën
Lajme

Tahiri thotë se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari

29 minuta më parë
Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti
Lajme

Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

55 minuta më parë
Kuvendi sot mban seancën e radhës
Lajme

Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca gjatë kësaj jave

1 orë më parë
Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia
Lajme

Presidenti kroat: Ne bashkë me ndërkombëtarët e aneksuam Kosovën nga Serbia

1 orë më parë
Ligji për Paga, Haradinaj: Qeveria po i hyn në hak secilit që i shërben shtetit
Lajme

Haradinaj kritikon Serbinë dhe Kurtin që po e kundërshtojnë Asociacionin

30 Janar, 2023

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm...

Read more
Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!

Kusari-Lila: Asocacionin mund ta formojnë vetëm institucionet e Kosovës, askush tjetër!

30 Janar, 2023
Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

Scholz: Gjermania nuk do t’i dërgojë Ukrainës avionë luftarakë

30 Janar, 2023
Tahiri: Degradimi i raporteve me ShBA-në, rrugë pa krye në drejtim të gabuar historik për Kosovën

Tahiri thotë se në seancën e radhës do të kërkojnë shkarkimin e ministres Hajdari

30 Janar, 2023
Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

Tahiri: Si opozitë s’jemi ne përgjegjës t’i japim drejtim çështjes së Asociacionit, por Kurti

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.