Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina COVID-19

Kurti: S’kemi hapësirë për të gabuar në zbatimin e masave të reja, në variantin Delta kemi një armik të rrezikshëm

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në COVID-19
A A
Kurti: S’kemi hapësirë për të gabuar në zbatimin e masave të reja, në variantin Delta kemi një armik të rrezikshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 ka mbajtur mbledhjen e parë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të mbledhjes ka folur për rrezikun nga varianti Delta dhe për shkak të karakteristikave të tij specifike, ai i paraqiti disa kërkesa të posaçme për Komitetin.

Kryeministri tha se çdo person i infektuar me këtë variant, infekton mesatarisht shtatë persona të tjerë. Për këtë arsye, ai kërkoi nga anëtarët e Komitetit të jenë sa më të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave, si dhe në ndëshkimin e shkelësve të tyre.

Sikurse variantet e tjera të virusit, edhe varianti Delta përhapet kryesisht përmes ngjarjeve super-përhapëse. Kryeministri udhëzoi anëtarët e Komitetit që në zbatimin e masave të reja të përqendrohen kryesisht në vendet dhe ambientet ku këto ngjarje super-përhapëse kanë më shumë gjasë të ndodhin, siç janë: restorantet, baret dhe lokalet, palestrat dhe fitneset, transporti publik, sidomos transporti ndërurban, me udhëtarë pa maskë, qendrat tregtare me klientë pa maskë, mbajtja e dasmave, ahengjeve dhe ceremonive mortore në kundërshtim me masat e Qeverisë.

“Në mënyrë që zbatimi i masave të jetë sa më i përpiktë, kërkoj nga ju të shfrytëzoni të gjitha resurset të inspektimit që keni në dispozicion, duke përfshirë inspektorët e AUV-it, inspektorët e MINT-it (sidomos inspektorët e tregut), inspektorët komunalë dhe Policinë e Kosovës[…] Në variantin Delta, kemi një armik të fortë, të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm. Për shkak të disa karakteristikave specifike të këtij varianti, kam disa kërkesa të posaçme për këtë Komitet. Së pari, varianti Delta karakterizohet nga një numër riprodhues jashtëzakonisht i lartë: Çdo person i infektuar me këtë variant, infekton mesatarisht shtatë persona të tjerë. Prandaj, nuk kemi hapësirë për të gabuar në zbatimin e masave të reja. Nuk kemi hapësirë as për tolerim, as për mirëkuptim ndaj shkelësve të tyre. Për këtë arsye, kërkoj nga anëtarët e këtij Komisioni të jenë sa më të rreptë në kontrollimin e respektimit të masave, si dhe në ndëshkimin e shkelësve të tyre”, tha kryeministri para anëtarëve të Komitetit.

Kryesuesi i Komitetit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se rezultati i analizave të datës 16 gusht nga Instituti “Robert Coch” në Gjermani dërguar IKSHP-së për mostrat e marra tregoi se në Kosovë dominon varianti Delta dhe shpërndarja e shpejtë e tij bëri që brenda një periudhe shumë të shkurtë numri i të infektuarve të 20 fishohet.

Ministri Vitia informoi për gjendjen aktuale në spitale dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.

“Ne jemi koshient se vetëm vaksina e ndalë përsëritjen e një vale të re, edhe pas kësaj vale. Por deri në vaksinimin e qytetarëve në masën e formimit të një imuniteti kolektiv, ne përkundër sfidave ekonomike që mund ti kemi, shëndeti publik i qytetarëve duhet dhe do të jetë prioriteti kryesor”, tha ministri Vitia.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi se Policia e Kosovës është mobilizuar në mbikëqyrjen e zbatimit të masave dhe nga sot edhe Inspektorati Policor të Kosovës, i cili do të mbikëqyrë përmbushjen e detyrimeve të Policisë, nëpërmjet  monitorimit të pjesëtarëve të Policisë në raport me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

“Tashmë çdo zyrtari policor ka filluar t’i shpërndahet kopja e ligjit për covid dhe vendimi i fundit i Qeverisë në mënyrë që secili prej tyre të jenë të informuar mbi këtë ligj dhe këtë vendim. Po ashtu ka nisur zbatimi i vendimit për zgjatjen e orarit të punës për zyrtarë policorë nga 8 në 12 orë”, tha ministri Sveçla.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kërkoi bashkëpunim më të mirë ndërmjet inspektorëve të AUV, tregut dhe inspektorateve komunale.  

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 është themeluar dje, me datë 30 gusht 2021, me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Komiteti përbëhet nga 27 anëtarë që janë përfaqësues të institucioneve dhe organeve të ndryshme shtetërore e qeveritare dhe kryesohet nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lexo po ashtu

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë
COVID-19

​Vërmicë, qytetarët paguajnë 25 euro testin e shpejtë për të hyrë në Kosovë

2 vjet më parë
22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
COVID-19

22 viktima dhe 1894 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

2 vjet më parë
Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19
COVID-19

Rreth 20 mijë banorë të Fushë-Kosovës vaksinohen kundër COVID-19

2 vjet më parë
​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19
COVID-19

​ShSKUK: 1220 pacientë në trajtim nga COVID-19

2 vjet më parë
​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
COVID-19

​Shqiptohen afër 4 mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

2 vjet më parë
​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19
COVID-19

​469 qytetarë në Ferizaj gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

2 vjet më parë
islamofobia
Lajme

Zyrtarët evropianë ‘thellësisht të shqetësuar’ për myslimanët në mes sulmeve në rritje

30 Nëntor, 2023

Zyrtarët kundër racizmit në të gjithë Evropën u kanë bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të qëndrojnë vigjilente...

Read more
Mërgim Vojvoda pëson aksident të rëndë

Mërgim Vojvoda pëson aksident të rëndë

30 Nëntor, 2023
Ragip Fetahu

Fetahu: Pasojat e përjetimeve gjatë luftërave shihen pas 20 viteve (VIDEO)

30 Nëntor, 2023
Policia gjermane dhe belge kontrollon shtëpitë e simpatizantëve të dyshuar të Hamasit

Policia gjermane dhe belge kontrollon shtëpitë e simpatizantëve të dyshuar të Hamasit

30 Nëntor, 2023
Lufta në Gaza, mbi 1300 artistë akuzojnë institucionet kulturore perëndimore për ‘represion’

Lufta në Gaza, mbi 1300 artistë akuzojnë institucionet kulturore perëndimore për ‘represion’

30 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.