Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Kurti sjell detaje nga pjesëmarrja e tij në Forumin e Bledit në Slloveni

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
Kurti sjell detaje nga pjesëmarrja e tij në Forumin e Bledit në Slloveni
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje rreth vizitës së tij që bëri në Slloveni në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Bledit.

Ai ka thënë se në panel, ka diskutuar për përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, sipas tij, kjo si përfitim për të dyja palët, njofton Klankosova.tv.

Kurti thotë se në Forumin e Bledit, ka ritheksuar se përballja e kriminelëve të luftës me të kaluarën duhet të ndodhë.

”Sundimi i ligjit ndaj oligarkëve, demokratizimi kundrejt autokratëve, përballja me të kaluarën kundër kriminelëve të luftës dhe reciprociteti i të drejtave të pakicave kundruall hegjemonisë nacionale, janë katër elemente të cilat i ritheksova në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë si më të rëndësishmet për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në panelin “Future of Europe – Enlargement” (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), diskutova për përfshirjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si përfitim i dyanshëm. Asisoj shtetet tona dhe mërgata do të ishin në të njëjtin entitet, me dobi të madhe ekonomike e njerëzore. Psh. remitancat në Kosovë përbëjnë mbi 20 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Vura theksin te korniza e re e bashkëpunimit, e quajtur SEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Juglindore), e cila do të zëvendësonte CEFTA-n dhe do të modelohej sipas EFTA-EEA, si një kornizë që ndihmon të gjitha gjashtë shtetet dhe secilin prej tyre drejt integrimit evropian.

Në margjina të këtij Forumi, takimin e parë e pata me Kryeministrin e Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme e Çështjeve Evropiane të Kroacisë, z. Gordon Grliq Radman. U shpreha mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për ndihmën që Republika e Kroacisë ua dha bashkatdhetarëve tanë, pas aksidentit tragjik në afërsi të qytetit Slavonski Brod.

Takime bilaterale pata me Presidentin e Sllovenisë, z. Borut Pahor, themeluesin dhe kryetarin e Forumit Ekonomik të Delphi-it, z. Symeon Tsomokos, Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, z. Miroslav Lajçak, Komisionerin Evropian për Fqinjësi e Zgjerim, z. Oliver Varhelyi si dhe Presidentin e Këshillit Evropian, z. Charles Michel.

Sfida e përbashkët e përballjes me pandeminë COVID-19 dominoi diskutimet, krahas nevojës për përkrahje të njëri-tjetrit për menaxhimin e kësaj krize globale”.

Lexo po ashtu

Të paktën 17 të vdekur dhe 90 të lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan
Lajme

Të paktën 17 të vdekur dhe 90 të lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan

16 minuta më parë
Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi
Lajme

Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

26 minuta më parë
Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq
Lajme

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

47 minuta më parë
LDK merr pjesë në takim me Hovenier, fton mazhorancën të mos fshihet pas akuzave populliste
Lajme

LDK merr pjesë në takim me Hovenier, fton mazhorancën të mos fshihet pas akuzave populliste

57 minuta më parë
Këshilltari i Kurtit publikon një dokument ku thuhet se Vuçiqi ishte sanksionuar nga BE-ja për gjenocid
Lajme

Këshilltari i Kurtit publikon një dokument ku thuhet se Vuçiqi ishte sanksionuar nga BE-ja për gjenocid

1 orë më parë
Abrashi, LVV: “Zajednica” nuk kalon!
Lajme

Abrashi, LVV: “Zajednica” nuk kalon!

2 orë më parë
Të paktën 17 të vdekur dhe 90 të lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan
Lajme

Të paktën 17 të vdekur dhe 90 të lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Pakistan

30 Janar, 2023

Të paktën 17 persona janë vrarë në një shpërthim në një xhami në qytetin pakistanez Peshawar. Shpërthimi ndodhi kur xhamia...

Read more
Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

Kompania ruse ofron shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard

30 Janar, 2023
Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

Kina thotë se valës aktuale të COVID-it në vend po i vjen fundi

30 Janar, 2023
Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

Vazhdojnë reduktimet e ujit në Fushë-Kosovë, Drenas e Obiliq

30 Janar, 2023
Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

Zelensky: Rusia nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

30 Janar, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.