Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Kurti mirënjohës ndaj agjencive të OKB-së për mbështetjen që ia dhanë Kosovës

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Kurti mirënjohës ndaj agjencive të OKB-së për mbështetjen që ia dhanë Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në punëtorinë planifikuese të Ekipit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ishin të pranishme edhe Drejtorja Rajonale për Europë dhe Azi Qendrore të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Zhvillimit (UNDCO),  Gwi Yeop Son dhe Koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Kurti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës të gjitha organizatat e Kombeve të Bashkuara që veprojnë këtu, njofton Klan Kosova.

“Që nga viti i kaluar agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë qenë në ballë të frontit të luftës kundër pandemisë COVID-19 dhe ne kemi përfituar nga angazhimi i tyre aktiv dhe koordinimi i afërt me partnerët e tjerë. Ne nuk do të mund të reagonim me shpejtësi ndaj krizës pa mobilizimin nga partnerët tanë të zhvillimit dhe pa punën e agjencive të KB-së. Këtu përfshihen edhe përpjekjet jetike të vaksinimit”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se disa nga fushat ku pret angazhim të agjencive të OKB-së duhet të përqendrohen drejt zhvillimit të qëndrueshëm, përfshirë shëndetësinë, ambientin, kohezionin dhe integrimin social.

Kryeministri foli edhe për pengesat politike dhe mungesën e perspektivës zhvillimore, të cilat, sipas tij, e ngadalësojnë bashkëpunimin me agjencitë e OKB-së.

“Duke pasë parasysh se Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, pra nuk është në gjendje t’i ushtrojë të gjitha mundësitë që kanë anëtarët e tjerë të OKB-së. Qëllimi ynë është të kapërcejmë këto pengesa dhe të ecim përpara”.

“Për këtë, ne kemi nevojë para së gjithash, për dialog dhe diskutim të hapur me partnerët tanë në mënyrë që të mund të harmonizojmë prioritetet dhe qëllimet tona, duke integruar njëkohësisht agjendën kombëtare të zhvillimit, agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe agjendën e integrimit europian”.

Lexo po ashtu

Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri
Lajme

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

3 minuta më parë
Macron Scholz
Lajme

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

22 minuta më parë
Kore
Lajme

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

6 orë më parë
Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)
Lajme

Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

6 orë më parë
Albin Kurti
Lajme

Kurti flet me Erdoganin: Në republikën tonë pushteti fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë

7 orë më parë
Ukraine
Lajme

Gazetarja ukrainase Olha Priadko strehohet në Kosovë me djalin e saj

8 orë më parë
Sveçla: Goran Rakiq me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbajnë barrikadat në veri
Lajme

Sveçla njoftoi për arrestimin e veteranit që ka luftuar me ushtrinë serbe në Koshare

1 Qershor, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bëri të ditur se është arrestuar veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtiq. Sveçla...

Read more
Macron Scholz

Osmani sot takohet me Macronin dhe Scholzin

1 Qershor, 2023
Kore

Kim Yo Jong e Koresë së Veriut thotë se do të ketë më shumë lëshime të satelitëve spiunë

31 Maj, 2023
Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

Gazetarja e CNN i insiston disa herë me pyetje Vuçiqit: A e njihni Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran? (VIDEO)

31 Maj, 2023
Albin Kurti

Kurti flet me Erdoganin: Në republikën tonë pushteti fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë

31 Maj, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.