Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Kurti e falënderon ambasadoren e Sllovenisë për pritjen në Forumin e Bledit

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Kurti e falënderon ambasadoren e Sllovenisë për pritjen në Forumin e Bledit
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin e parë me ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq, në të cilin kryeministri Albin Kurti i uroi mirëseardhje, u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato.

Siç thuhet në komunikatë, Kurti e falënderoi ambasadoren Benedejqiq për pritjen që shteti slloven i bëri atij gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.

“Vendet tona kanë 20 marrëveshje bilaterale dhe disa të tjera që presim të finalizohen. Kjo flet për nivelin e lartë dhe të zhvilluar të marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, tha ndër të tjera kryeministri në takim. Në këtë frymë, si qeveri do të angazhohemi edhe më shumë në arritjen e marrëveshjeve të tjera të dyanshme”, thuhet tutje.

Gjithashtu u bisedua për gjendjen e rënduar me pandeminë dhe zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejme të variantit Delta të virusit.

“Ambasadorja Benedejqiq e falënderoi kryeministrin Kurti për takimin dhe mikpritjen. Ajo e uroi për punën e Qeverisë gjatë këtyre 166 ditëve dhe vlerësoi lart përkushtimin e kryeministrit Kurti për reformat e ndërmarra në fushën e drejtësisë dhe të progresit ekonomik. Më tej, ajo theksoi se qëllimi i saj dhe shtetit që përfaqëson është që të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të nxisë bashkëpunimin në fushat të ndryshme dhe me interes të përbashkët”, thuhet tutje.

 

Lexo po ashtu

nagip arifi bujanoc
Lajme

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

6 minuta më parë
Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)
Lajme

Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

45 minuta më parë
1 prilli i kobshëm për banorët e Lybeniqit, dy dekada dhimbje, pa drejtësi (VIDEO)
Lajme

1 prilli i kobshëm për banorët e Lybeniqit, dy dekada dhimbje, pa drejtësi (VIDEO)

54 minuta më parë
albin kurti te burgosurit politike
Lajme

Kurti takoi përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës

1 orë më parë
A i tuboi Haga partitë politike? (VIDEO)
Lajme

A i tuboi Haga partitë politike? (VIDEO)

1 orë më parë
qkuk infeksione
Lajme

Vlojnë infeksionet në QKUK (VIDEO)

1 orë më parë
nagip arifi bujanoc
Lajme

Nagip Arifi: Pa stabilitet në Luginë, s’mund të ketë as mes Kosovës e Serbisë

1 Prill, 2023

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se vizita e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill në Luginën e...

Read more
Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

Tatimi në pronë, kërkohet plotësimi i projektligjit (VIDEO)

1 Prill, 2023
1 prilli i kobshëm për banorët e Lybeniqit, dy dekada dhimbje, pa drejtësi (VIDEO)

1 prilli i kobshëm për banorët e Lybeniqit, dy dekada dhimbje, pa drejtësi (VIDEO)

1 Prill, 2023
albin kurti te burgosurit politike

Kurti takoi përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës

1 Prill, 2023
Fiton Arsenali, shënon edhe Xhaka

Fiton Arsenali, shënon edhe Xhaka

1 Prill, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.