Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Kurrikulat arsimore të reflektojnë nevojat e ndryshueshme të sektorit privat

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
Kurrikulat arsimore të reflektojnë nevojat e ndryshueshme të sektorit privat
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 18 gusht 2021 – Nevoja për përshtatjen e kurrikulave mësimore të institucioneve të arsimit formal dhe profesional me nevojat e komunitetit të biznesit ishte temë e diskutimit të forumit mbi Përshtatjen e Kurrikulave, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, transmeton Kosova Post.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci tha se është fare e kuptueshme që komuniteti i biznesit të kërkojë që shkathtësitë e fuqisë punëtore të jenë në përputhje me nevojat e tyre. Ai tha se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është në proces të hartimit të Strategjisë së re të Arsimit. Ai tha se kurrikula e re e Kosovës ka filluar të zbatohet në mënyrë të plotë në të gjitha shkollat e Kosovës që nga viti 2017, dhe fokusohet në gjashtë kompetenca kryesore: kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit, kompetenca e të menduarit, kompetenca e të mësuarit, kompetenca për jetë, punë dhe mjedis, si dhe kompetenca personale dhe qytetare. Ai tha se në procesin e hartimit të legjislacionit të ri, strategjisë së re, por edhe të kurrikulave të reja, roli i komunitetit të biznesit është shumë i rëndësishëm, duke ftuar përfaqësuesit e bizneseve që të japin kontributin e tyre në këtë aspekt, ashtu që kërkesat dhe propozimet e tyre të reflektojnë në dokumentet që kanë për synim reformimin e sistemit arsimor.

Arianit Fazliu nga kompania KUTIA, e cila operon në sektorin e teknologjisë së informacionit, tha se kurrikulat duhet të shihen si projekte të gjalla dhe jo si produkte që krijohen për një kohë të caktuar. Në këtë mënyrë ato do t’u përshtateshin nevojave shpejtë të ndryshueshme të bizneseve dhe rrjedhimisht të tregut të punës. Ai foli edhe për rëndësinë e përfshirjes së lëndëve të caktuara mësimore siç është kodimi në klasat më të hershme të ciklit të ulët fillor. Fazliu tha se krahas adoptimit të kurrikulave të duhura, të rëndësishme janë edhe adoptimi i metodologjisë së duhur të mësimdhënies, por edhe trajnimi i duhur i mësimdhënësve.

Ndërsa, Jeton Veseli nga kompania FRONT, që operon në sektorin e ndërtimtarisë, tha se nevojitet një ndërlidhje më e mirë me nxënësit e drejtimeve profesionale teknike me sektorin e ndërtimtarisë në veçanti dhe me sektorët e tjerë në përgjithësi, meqë në këtë mënyrë nxënësit do të kenë mundësi të shohin edhe aspektin praktik dhe teknologjik të mësimeve teorike të cilat i marrin nëpër shkolla ose qendra të aftësimit profesional. Ai tha se Qeveria duhet të ofrojë stimuj fiskalë ose monetarë për kompanitë të cilat do të ishin të interesuara të hapnin dyert e tyre për praktikantët nxënës ose studentë.

Pjesëmarrësit e forumit ngritën shqetësimet e tyre lidhur me disponueshmërinë e fuqisë së kualifikuar punëtore, nevojës së ndryshimit të qasjes së mësimdhënies, por edhe rolit të institucioneve shtetërore të cilësisë arsimore./KosovaPost/

Lexo po ashtu

ATK-ja inkasoi mbi 300 milionë euro për 4 muaj
EKONOMI

Veriu sfidë edhe për ATK-në, Murtezaj thotë se po bashkëpunojnë me Doganën e Policinë

3 orë më parë
Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik
EKONOMI

Njohësit e fushës së ekonomisë vlerësojnë se Kosova do të hyjë në një fazë të recesionit ekonomik

14 orë më parë
Rafuna i OEK takohet me Varhely, flasin për bashkëpunimin ekonomik
EKONOMI

Rafuna i OEK takohet me Varhely, flasin për bashkëpunimin ekonomik

4 ditë më parë
Këto janë pagat mesatare në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Bosnje e Mal të Zi
EKONOMI

AAK-ja kërkon që paga minimale të jetë 370 euro

6 ditë më parë
A mund të hyjë ekonomia e Kosovës në recesion?
EKONOMI

A mund të hyjë ekonomia e Kosovës në recesion?

7 ditë më parë
Gërxhaliu: Punëtorët e huaj Kosovën e shohin mundësi tranziti për BE
EKONOMI

Gërxhaliu: Punëtorët e huaj Kosovën e shohin mundësi tranziti për BE

1 javë më parë
Diplomacia kosovare në Itali dhe prezantimi i vlerave kulturore
KULTURË

Diplomacia kosovare në Itali dhe prezantimi i vlerave kulturore

4 Qershor, 2023

Vlerat e një shteti dhe qytetarëve të tij janë esenciale nëpasqyrimin e identitetit social, material, shpirtëror dhe kulturorpara botës. Trashëgimia kulturore e Republikës së Kosovës ështëpasuri e madhe dhe e pazëvendësueshme në paralelet e shkëmbimeve ndërkulturore me vendet e pasura që nga kulturakanë krijuar shtyllat e identitetit europjan dhe botëror. Vlen tëpërmendet se Italia në shkallë globale ka krijuar pozitë dhe emërprandaj edhe rastet e prezentimit të vlerave tona kulturore nëgadishullin Apenin mund të kuptohen edhe si sfidë e madhe e përballjes qytetëruese të dy popujve që historia jo rrallë i vuripranë dhe përballë njëri-tjetrit. Mirëpo për diplomacinë kosovare në Itali duket se dëshira e prezentimit të pozitives nga tradita si dhe thyerjes sëparagjykimeve të mbrapambetura që nganjëherë kushtëzojnëvlerësimin objektiv të artit dhe kulturës paralelisht me ofertattjera vlerësuese mbi mundësitë e hapjes dhe bashkëpunimit tëndërsjellë, kohëve të fundit po gjen hapësirë dhe vend. Kështundodhi edhe në qytetin Milano ku konsulli i përgjithshshëm iRepublikës së Kosovës, z.Diamant Kastrati, të dielen me 21 majkishte organizuar një takim publik në Qendrën kulturore-religjioze Ambroziano, ku ishin ftuar miq italianë si dheveprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare si përfaqësues tëshoqatave kulturore shqiptare, shkollave të mësimit plotësues nëgjuhën shqipe, etj. Në hyrje të sallës mysafirët e nderuar u pritën me respekt dhebujari nga konsujt e nderuar z, Driton Blakçori dhe z.BesnikMaxhera, kurse salla e mbushur plot ishte tregues i interesimit tëmadh për të marrë pjesë në prezentimin e madh të krijimtarisëletrare dhe publicistike të njërit nga personazhet mëemblematike të Kosovës në gjysmëshekullin e fundit, shkëlqesisë së tij Don Lush Gjergjit i cili kishte ardhurnga Kosova në Milano për të promovuar disa nga librat e tijkushtuar figurës së ndritshme të shenjtores dhe nobelistesshqiptare Shën Nënë Terezës. Tubimin e hapi konsulli i përgjithshëm, z.Diamant Kastrati, i cilitha : Është nder i veçantë për mua, të hapë këtë prezantim tëveprave të botuara kushtuar Nënë Terezës, për arsye se vetë faktiqë kemi të bëjmë me një person shumë unik siç ishte NënëTereza, dhe fakti që kemi të bëjmë me një shkrimtar, veprimtartë shquar dhe biograf të Nënë Terezës, siç është Don Lush Gjergji, e bënë këtë ngjarje shumë herë me të rëndësishme dhena mundëson të kujtojmë së bashku, veprën e madhe jetësore tëcilin ajo ia dhuroi njerëzimit”. Me respekt duke folur për punën kolosale të Don Lush Gjergjit, konsulli Kastrati tha se ky prezentim i sotëm është një hap ivogël në krijimin e kujtesës kolektive për Nënën e madhe ShënTerezën shqiptare dhe shprehu mirënjohjen e madhe për autorindhe librat e tij. Prandaj themi me krenari se Nënë Tereza paraqetjo vetëm simbolin e dashurisë, të paqes e humanizmit, por edhenjë fat të madh historik, të cilin ne, pasardhësit e saj, duhet ta kujtojmë çdo ditë e ta themi me zë të lartë se ajo u shndërrua nëfytyrën morale të njerëzimit, duke e shfaqur traditën morale tësaj e të familjes, dhe traditën e popullit të vet shqiptar. Kjo duhet të jetë arsyeja që ne të mos reshtim së theksuari emrine saj, mësimet e saj, personalitetin e saj të jashtëzakonshëm dhetë jemi krenar që botës ia kemi ofruar shembullin e gruasshqiptare të quajtur, Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza,...

Read more
Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Ka presione të mëdha rreth Kosovës

4 Qershor, 2023
Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Zhduket një person në Shtime, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

4 Qershor, 2023
Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

Benzema largohet nga Real Madridi, klubi e falënderon për kontributin

4 Qershor, 2023
Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

Osmani: Plani nëntë pikësh i kryesuesit të OSBE-së për deeskalimin dhe normalizimin e situatës në Kosovë

4 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.