Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SHËNDETËSI

Kur do të marrë fund pandemia COVID-19?

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SHËNDETËSI
A A
Kur do të marrë fund pandemia COVID-19?
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë është pesimiste se vaksinat kundër COVID-19 do t’i japin fund pandemisë. Variantet e reja të virusit, sipas OBSH-së, po zbehin shpresat për arritjen e imunitetit të tufës.

Marrë parasysh faktin se virusi mund të jetë prezentë për shumë vite, kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se mbase zyrtarët shëndetësorë duhet të planifikojnë një përshtatje të strategjisë së vaksinimit në veçanti kur bëhet fjalë për një dozë shtesë të vaksinës.

Në muajin maj OBSH-ja pati thënë se “pandemia do të përfundojë kur të arrihet vaksinimi i 70 për qind të popullatës së botës”.

Agjencia AFP e ka pyetur zyrtarin e OBSH-së, Kluge nëse kjo përqindje mbetet ende një pikësynim i organizatës, mirëpo ai tha se situata ka ndryshuar për shkak të varianteve të reja, siç është Delta.

“Unë mendoj se kjo na çon në atë pikë ku qëllimi i vaksinimit është para së gjithash për të parandaluar sëmundje më serioze dhe vdekshmërinë”, tha ai.

“Në duhet të përshtasim gradualisht strategjinë e vaksinimit nëse e marrin parasysh faktin se COVID-19 do të vazhdojë të ndryshojë dhe të mbetet me ne, ashtu siç është gripi”, shtoi ai.

Pavarësisht faktit se vaksinat mbeten vendimtare për të kontrolluar pandeminë, epidemiologët tani thonë se nuk është shumë realiste që imuniteti i tufës të arrihet vetëm përmes procesit të imunizimit.

Shkalla e lartë e vaksinimit ndihmon shumë edhe në parandalimin e “mbingarkimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor”, tha Kluge.

Varianti Delta vlerësohet të jetë 60 për qind më i transmetueshëm se varianti dominues i mëparshëm Alpha, dhe dy herë më ngjitës se virusi origjinal i koronavirusit i zbuluar në Vuhan të Kinës.

Sa më ngjitës të jetë virusi, aq më i lartë është kufiri për arritjen e imunitetit të tufës.

Lexo po ashtu

Mënyrat natyrale për mbrojtjen e veshkave
SHËNDETËSI

Mënyrat natyrale për mbrojtjen e veshkave

13 orë më parë
Multi-testi i gjakut për kancer shfaq shpresë të vërtetë në studim
SHËNDETËSI

Multi-testi i gjakut për kancer shfaq shpresë të vërtetë në studim

2 ditë më parë
Dentistët: Mos e lagni kurrë furçën e dhëmbëve përpara se të vendosni pastën
SHËNDETËSI

Dentistët: Mos e lagni kurrë furçën e dhëmbëve përpara se të vendosni pastën

2 ditë më parë
Farat e Lirit – Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
SHËNDETËSI

Farat e Lirit – Efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

3 ditë më parë
Shmangia e vakteve mund të jetë shkaku i problemeve shëndetësore
SHËNDETËSI

Shmangia e vakteve mund të jetë shkaku i problemeve shëndetësore

3 ditë më parë
Efektet e rrezeve të diellit në shëndetin tonë
SHËNDETËSI

Efektet e rrezeve të diellit në shëndetin tonë

3 ditë më parë
policia
Lajme

Policia: Aktualisht situata në veri është e qetë

4 Qershor, 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me situatën në veri. Në një përgjigje për Klankosova.tv nga zëdhënësi Baki Kelani,...

Read more
Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

Kina: Aleancat si NATO-ja mund të nxisin konflikt në Azi-Paqësor

4 Qershor, 2023
Recep Tayyip Erdogan

Osmani: Bashkëpunimi në këtë kohë është përcaktues për sigurinë e përbashkët

4 Qershor, 2023
vjedhje parash

Ia vodhën paratë e këmbimores në të cilën punonte

4 Qershor, 2023
Gabriel Escobar

Escobar: Tensionet në Veri kanë qenë të shmangshme

4 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.