Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Kryeministri Kurti reagon pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, kërkon hetim dhe zbardhje sa më të shpejtë të rastit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë në Pejë ku të vdekur mbeten dy zyrtarë të PDK-së, përcjell KosovaPost.

Të vrarë kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, si dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, ndërkohë që është plagosur edhe një person tjetër.

Kurti ka kërkuar hetim të ngjarjes dhe zbardhje sa më të shpejtë të rrethanave të rastit që tronditi vendin.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.

Lexo po ashtu

moti me shi
Lajme

Moti të mërkurën me shi e borë (FOTO)

14 minuta më parë
gaza
Lajme

Save the Children: Dështimet diplomatike kushtojnë mijëra jetë

32 minuta më parë
Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë
Lajme

Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

41 minuta më parë
Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën
Lajme

Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

1 orë më parë
Netanyahu thotë se Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin në Gaza
Lajme

Netanyahu thotë se Izraeli është i vendosur të përfundojë misionin në Gaza

1 orë më parë
gjuha e urrejtjes
Lajme

Shqipëri: Gjuha urrejtjes në rrjete sociale, shqetësim për studiuesit

1 orë më parë
Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve/Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
EKONOMI

​Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut

28 Nëntor, 2023

Oda e Veterinerëve e Kosovës është bërë pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi të përbashkët trepalëshe të homologëve nga Shqipëria dhe...

Read more
moti me shi

Moti të mërkurën me shi e borë (FOTO)

28 Nëntor, 2023
gaza

Save the Children: Dështimet diplomatike kushtojnë mijëra jetë

28 Nëntor, 2023
Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt për shënimin e 111 vjetorit të pavarësisë

28 Nëntor, 2023
Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se 30 palestinezë u liruan të martën

28 Nëntor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.