Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar se është e papranueshme gjuha që është duke u përdorur ndaj zëvendëskryeministrit të këtij shtetit, Dritan Abazoviq.
“Mirësjellja dhe respektimi i ligjit nuk kanë alternativë. Çdokush ka të drejtë të ndihet si një malazez, një serb, një boshnjak, një shqiptar, një kroat, një mysliman … pavarësisht se çfarë ideje politike ai individ mbron apo edhe cilit Zot ai i lutet”.
“Fyerjet brutale shoviniste kundër zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe disa anëtarëve të Asamblesë së Cetinjës, të cilat mund të dëgjoheshin sot nga disa simpatizantë të DPS në Cetinje, janë të papranueshme, tha Krivokapiq në profilin e tij në Twitter, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.