Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina SPORT

Krenohet Rama: Ballkani i Hapur solli 68% më shumë turistë serbë në Shqipëri

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në SPORT
A A
Krenohet Rama: Ballkani i Hapur solli 68% më shumë turistë serbë në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Beogradi se nisma për Ballkanin e Hapur i ka dhënë efektet e para në turizëm dhe për këtë ju referua shifrave.

Rama: Ne kemi vënë re tashmë që sezoni turistik është mbyllur që gjatë 8 muajve të fundit fluksi i turistëve në Shqipëri nga Serbia është rritur në 68%, fluksi i turistëve nga Maqedonia e Veriut është rritur 22%. Janë shifra që janë rezultat i drejtpërdrejtë në ekonomi përveçse në procesin e rritjes së energjive pozitive në rajon të Ballkanit të Hapur dhe jam i bindur se këto shifra do vijnë vetëm duke u rritur.

Samiti i radhës do të mbahet në Tiranë, në dhjetor, dhe Rama tha se nga janari i 2022 në kufi do të ketë një relaksim të ndjeshëm për bizneset e fermerët.

Rama: Në dhjetor në Tiranë jemi angazhuar të japim rezultate konkrete dhe nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, distrubutorët dhe fermerët. Të gjithë fermerët që e kanë të lidhur prodhimin e tyre me eksportin dhe që janë pjesë të hapësirës ku eksportojnë Maqedoninë e Vertiut dhe Serbinë janë mbështetësit më të mëdhenj të Ballkanit të Hapur. Ballkani i Hapur është padiskutim një nismë në shërbim të njerëzve, miqënies ekonomike dhe shoqërore të këtyre popujve që përtej problematikave dhe mosdakordësive që mund të jenë pjesë e jetës sonë të përbashkët meritojnë të jetojnë më mirë dhe të kenë një hapësirë shumë më të madhe lëvizjeve dhe ndërvepruimi në favor të mirëqënies së tyre.

Duke folur rreth takimit të sotëm në Beograd me presidentin Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Rama tha se i gjithë fokusi ka qenë te njerëzit, kompanitë, fermerët, distributorët, punëtorët, akademikët, studentët që janë dhe përfituesit realë të Ballkanit të Hapur dhe secili në mënyrën e vet vuajnë kufijtë, pritjet dhe barrën e rëndë të burokracisë, asgjencive, kontrolleve dhe inspektimeve.

Rama: Jemi fokusuar aty ku është dhe thelbi i kësaj nisme, si të zgjerojmë ekonomitë tona, tregjet tona që mbeten tregje të vogla në vetëvete por nëse integrohen me njëra-tjetrën kthehen në treg të rëndësishëm jo vetëm për aktorët tanë të tregut por edhe investimet e huaja direkte. Serbia ka bërë një hap të madh përpara në thithjen e investimeve të huaja direkte. Duhet të ofrojmë një hapësirë më të gjerë që të përfitojmë më shumë investime të huaja direkte.Të gjithë njëzëri në mbështetje të Ballkanit të Hapur kërkuan që çka ne nënshkruajmë në nivel politik të përkthehet në realitet të prekshëm në kufi për ta.Produktet nuk mund të rrinë për ditë në kufi. Nuk mundet që të arrish në kufi të premten dhe të presësh të hënën për të çuar qumështin në anën tjetër, bëhet kos. Apo për të çuar produktet nga Konispoli deri në Serbi nga ara në treg  duke i kaluar nëpër dogana apo tre javë për të pritur konfirmimin nga agjencia e vendit tjetër për produktet që ti sjell nga një vend tjetër.

Shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi edhe praninë e Këshillit të Atlantikut në takim ndërsa parashtroi kërkesa të qarta për BE në kushtet e ngecjes së procesit të zgjerimit.

Rama: Takuam Këshillin e Atlantikut, ka ardhur enkas nga Uashingtoni në mbështetje të kësaj përpjekje duke pritur që të njihemi me rezultatet përfundimtare të një studimi të përgjithshëm që do ekspozohet në Tiranë për potencialet, avantazhet dhe për përfitimet nga Ballkani i Hapur i të 6 vendeve jo vetëm i 3 vendeve. Kemi rënë dakord për një qëndrim të përbashëkt adresuar BE duke e kuptuar situatën fare mirë në BE me bllokimin absurd që i është bërë procesit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë por duke nënvizuar në ndërkohë ne nuk kemi asnjë lëkundje në rrugën për të ndërtuar në vendet tona vende me standarde të BE. Nga ana tjetër kemi bindjen që BE ndërkohë që është i zhytur në dilemat e veta peng i tyre ka rënë dhe integrimi europian i rajonit, mund të konsiderojë disa hapa të rëndësishëm për të ardhur më pranë rajonit duke intergruar në rrjetin e universiteteve të BE universitetet tona, duke integruar në rrjetin e mbështetjes për fermerët fermerët tanë, duke integruar në tregun e përbashkët europian në segmente të caktuara vendet tona, duke e konsideruar Ballkanin Perëndimor si pjesë të veten kur vjen puna për të përballuar krizën e energjisë e me radhë.

Lexo po ashtu

Organizohet turneu “TOP 8” për U13
SPORT

Organizohet turneu “TOP 8” për U13

12 orë më parë
Shpresa dhe Gani Maloku vazhdojnë të udhëheqin në ligën e parë për femra dhe meshkuj
SPORT

Shpresa dhe Gani Maloku vazhdojnë të udhëheqin në ligën e parë për femra dhe meshkuj

15 orë më parë
Roma lëshon fitoren nga duart në përballjen me Torinon
SPORT

Roma lëshon fitoren nga duart në përballjen me Torinon

1 ditë më parë
Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon
SPORT

Spektakël me katër gola në Metropolitano: Atletico ia shkakton humbjen e parë Real Madridit për këtë sezon

1 ditë më parë
Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Hakimi dhuron “show” te PSG-ja
SPORT

Gol spektakolar nga goditja e dënimit, Hakimi dhuron “show” te PSG-ja

1 ditë më parë
PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen
SPORT

PSG mposht bindshëm në shtëpi Marseillen

1 ditë më parë
moti
Lajme

Moti nesër me vranësira dhe intervale me diell

25 Shtator, 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me dielli....

Read more
moti

Moti nesër me vranësira dhe intervale me dielli

25 Shtator, 2023
jeton ismaili

Zhvillimet në veri, Ismaili: Nuk ka reagime nga ndonjë zyrtar politik në Serbi (VIDEO)

25 Shtator, 2023
Dugolli

Dugolli: Ndërkombëtarët i mbyllën sytë para bandave në veri (VIDEO)

25 Shtator, 2023
Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

Në xhipin e Radojiçiqit që e sekuestroi Policia e Kosovës u gjetën edhe targa false të KFOR-it

25 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.