
Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi muajin e kaluar humbi titullin e kampionit të botës, pas vendimeve të gjyqtarëve në ndeshjen ndaj Dominic Boesel.
Shqiptari pavarësisht që dominoi shumicën e raundeve, kështu nuk menduan arbitrit që i dhanë fitoren gjermanit.
Krasniqi ka publikuar disa pamje, ku Boesel e gjuan me bërryl, që nuk është e lejuar në ndeshjet e boksit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Kjo është një nga gati 30 gjuajtjet ilegale nga Dominic Bösel më 9 tetor 2021 në Magdeburg!
Kështu e quani boks?
A është e mundur të hiqet titulli i kampionit të botës para miliona audiencës në një kanal publik ligjor?
Ku ishte gjyqtari i ringut në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?”, shkroi Krasniqi.

Ndërkohë, Krasniqi e ka akuzuar Boesel edhe për doping, derisa çështjen e ka dërguar edhe në Federatën Gjermane të Boksit.