Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Kosova në bisedime me MCC-në për ndërtimin e gazsjellësit

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
Kosova në bisedime me MCC-në për ndërtimin e gazsjellësit
Share on FacebookShare on Twitter
Kosova po shqyrton mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës së gazit dhe të një termocentrali, tha të premten ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Gjatë një konference për media në Prishtinë, Rizvanolli tha se për këtë temë, deri më tash, janë zhvilluar pesë takime të nivelit politik me ekspertët e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së ShBA-së (MCC) dhe shumë punëtori të tjera.

Sipas Rizvanollit, MCC-ja veç e ka bërë një studim para-fizibiliteti dhe po realizon studimin e fizibilitetit.

Ajo tha se MCC-ja ka alokuar një grant deri në 200 milionë dollarë që do të mund të shfrytëzohej për ndërtimin e kësaj infrastrukture.

“Duhet sqaruar një gjë, kur po flasim për ndërtimin e infrastrukturës, ne nuk jemi duke folur për gaz amerikan ose të ndonjë shteti… Jemi duke folur për ndërtim të infrastrukturës. Në këtë rast, opsioni që është më i studiuari, është opsioni që e përmenda, i ndërtimit të infrastrukturës së gazit, gazsjellësit që do t’i jepte qasje Kosovës – përmes Maqedonisë së Veriut – në tregun e gazit natyror në Greqi. Pastaj, nëse do të ndërtohej një termocentral me gaz, operatori që operon në atë termocentral, do ta blinte në treg të lirë gazin”, tha Rizvanolli.

Rizvanolli tha se nuk ka hezitim që Kosova të kyçet në tregun e gazit në Greqi, por dilema kryesore, sipas saj, është se nuk e di se sa do të kushtojë ky projekt.

“Kostoja kapitale e investimit është njëra prej tyre (dilemave). Jemi duke folur dhe, varësisht prej cilit model dhe cilit opsion, por llogaritjet janë që mund të kushtojë 600 milionë ose më shumë – nëse flasim vetëm për gazsjellësin dhe termocentralin. Kostoja operative pastaj është çështje tjetër që është e lartë. Sipas disa vlerësimeve, 40 për qind është kostoja e kapitalit, 60 për qind është kostoja operative”, tha Rizvanolli.

Ajo tha se përdorimi i gazit natyror ka disa përparësi, siç është emetimi i sasive më të vogla të karbonit, krahasuar me karbonin që lirohet nga djegia e thëngjillit.

Sipas saj, plani paraprak për ndërtimin e kësaj infrastrukture të gazit është që të bëhet përmes partneritetit publiko-privat, por ajo shtoi se Kosova ka pasur përvoja të hidhura me këtë model të partneritetit dhe, sipas saj, disa projekte edhe kanë dështuar.

Kosova prodhon energji duke përdorur djegien e thëngjillit, që llogaritet si një prej kontribuuesve kryesorë në ndotjen e ajrit.

Lexo po ashtu

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta
EKONOMI

Peci: 2023, viti më i suksesshëm i sektorit të bujqësisë që nga paslufta

1 ditë më parë
ATK ka vazhduar me kontrollimin e klubeve të natës dhe restoranteve, 209 gjoba për sektorin e gastronomisë
EKONOMI

ATK plotëson/ndryshon Procedurat e Rimbursimit

2 ditë më parë
BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro
EKONOMI

BQK: Asetet në muajin gusht shënojnë rritje për 76.6 milionë euro

2 ditë më parë
Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026
EKONOMI

Lansohet Programi për Reforma në Ekonomi 2024-2026

4 ditë më parë
Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat
EKONOMI

Instituti GAP përmes grafike paraqet komunat në Kosovë që kanë pagën më të lartë dhe me të ulët në sektorin privat

5 ditë më parë
Si e humbi shkëlqimin ekonomia "e artë" gjermane
EKONOMI

Si e humbi shkëlqimin ekonomia “e artë” gjermane

5 ditë më parë
Lajme

Drejtori serb i shkollës në Lipjan s’i lë komunarët të hyjnë brenda (VIDEO)

27 Shtator, 2023

Stafi i shkollës ku mësojnë fëmijët serbë në Rubovc të Lipjanit, nuk lejuan hyrjen e Komitetit për Komunitete brenda hapësirave...

Read more

Mbështetja e qeverisë, 50 mijë euro për familjen e heroit Afrim Bunjaku (VIDEO)

27 Shtator, 2023

Fati i municionit: Kush i merr dhuratë armët “terroriste”? (VIDEO)

27 Shtator, 2023
Petar Petkoviq

Petkoviq mohon se Radojiçiq ishte i vendosur në spitalin ushtarak në Beograd

27 Shtator, 2023
Kisha Ortodokse Serbe del me deklaratë për sulmin terrorist në Banjskë

Kisha Ortodokse Serbe del me deklaratë për sulmin terrorist në Banjskë

27 Shtator, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.