Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina EKONOMI

Kosova mbetet me zero investitorë të mëdhenj strategjik

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në EKONOMI
A A
Kosova mbetet me zero investitorë të mëdhenj strategjik
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova vazhdon të çalojë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, pasi viteve të fundit nuk solli asnjë investitorë të madh strategjikë.

Mungesa e sundimit të ligjit dhe e promovimit të politikave ekonomike, shoqëruar edhe nga një imazh jo i mirë i vendit kanë ndikuar që investitorët të mos e shohin Kosovën si vend atraktiv për investime. Autoritetet thonë se ka rritje të investimeve, por ekspertët ngrenë alarmin se nuk janë të mjaftueshme dhe ekzekutivi duhet të përqendrohet në thithjen e investimeve në sektorë si prodhimi e teknologjia e informacionit.

Ndonëse, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sivjet në periudhën janar-korrik investimet e huaja kanë arritur shumën 230 milionë euro, apo 56 milionë më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2020, organizatat joqeveritare në vend thonë se këto investime nuk janë të kënaqshme dhe stabile për zhvillim ekonomik.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, thotë për KosovaPress se mungesa adekuate e sundimit të ligjit dhe imazhi i keq për vendin, kanë ndikuar në rënien e investimeve të huaja.

“Besojmë që në fund të vitit ne do të kemi shifra që janë më pozitive në krahasim me vitin e kaluar, por që prapë se prapë nuk besoj që janë të kënaqshme në aspektin e ardhjes së investitorëve të huaj në vendin tonë. Kosova vazhdon të çalojë edhe në këtë pjesë, në këtë aspekt bukur shumë. Kësaj i kanë kontribuar shumë faktorë, duke filluar nga mungesa adekuate e sundimit të ligjit, mungesa e promovimit të politikave përkatëse që do të ishin një atraksion për investitorët e huaj për të ardhur këtu dhe nga një herë edhe ai imazhi jo i mirë që diplomacia jonë kryesisht ekonomike ka arritur ta bëjë në arenën ndërkombëtare në përgjithësi për vendin tonë”, theksoi Ujkani.

Eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti theksoi për KosovaPress se ndër vite Kosova ka pasur një trend negativ në thithjen e investimeve të huaja.

Ahmeti thotë se assesi Kosova nuk ka arritur ta kalojë trendin prej 300 milionë eurosh të investimeve vjetore, derisa shtoi se ka pasur raste edhe kur kanë ikur investitorët.

“Deri tash këto vlera deri në 300 milionë euro janë investime jo shumë stabile, jo investime afatgjate, janë kryesisht investime nga diaspora që bëjnë në patundshmëri, në tregti, prandaj jo në sektorë strategjikë të cilët do të mundësonin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë. […] Vazhdimisht ka pasur rënie, në vitet e fundit nuk mund të numërojmë një investitor të madh strategjik që ka ardhur në vendin tonë. […] Siç e dimë ka pasur investime serioze të cilët janë larguar, siç është një investitorë mjaft i madh ‘RVE Germany’, që është larguar së fundmi nga vendi ynë dhe duhet të hulumtohen arsyet e largimit të investitorëve që kanë qenë viteve të fundit dhe sigurisht që kjo është e ndërlidhur me pjesën institucionale dhe të qeverisjes”, thekson ai.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Kushtrim Ahmeti thekson për KosovaPress se në periudhën janar-qershor 2021, vlera totale e investimeve të huaja në vendin tonë ishte 230.1 milionë euro, apo 56.5 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2020, ku vlera e investimeve ishte 173.5 milionë euro.

Ahmeti thotë se vlera totale e investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë vitit 2020 ishte 341.8 milionë euro apo 87.2 milionë euro më shumë se gjithsej viti 2019, ku vlera e investimeve ishte 254.6 milionë euro.

Eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti po ashtu ka thënë se qeveria duhet të fokusohet në thithjen e investimeve të huaja, veçanërisht për sektorët strategjikë.

“Qeveria duhet të fokusohet në thithjen e investimeve në sektorët strategjikë siç janë prodhimi, teknologjia e informacionit pastaj përpunimi”, tha ai.

Kosova mbetet me trendin më negativë të investimeve të huaja krahasuar me shtetet e rajonit, si Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.

Lexo po ashtu

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë
EKONOMI

Kompania e fuqishme evropiane Indaver investon në Ferizaj rreth 130 milionë euro, punëson rreth 300 punëtorë

12 orë më parë
Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!
EKONOMI

Kreditë konsumuese në rritje, inflacioni shqetësuesë, Trusti pa Bord e BQK-ja pa Guvernator!

15 orë më parë
Kosova.info - Çmimet e derivateve në Kosovë
EKONOMI

Kosova.info – Çmimet e derivateve në Kosovë

4 ditë më parë
Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023
EKONOMI

Më 23 mars mbahet ankandi i tretë i Letrave me Vlerë për vitin 2023

5 ditë më parë
Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës
EKONOMI

Rozeta Hajdari shpalos detajet: Kam takuar 54 investitorë potencialë, janë në pritje të marrjes së tokës

6 ditë më parë
Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat
EKONOMI

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

1 javë më parë
Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)
Lajme

Artani: Po kaloj kohë me fëmijët e mi, s’po e përdor telefonin (VIDEO)

20 Mars, 2023

Ish-konkurrenti finalist i “Vëllait të Madh”, Artan Thaçi, është njëri prej ish-banorëve të BBVK-ës pjesëmarrës në Post Big Brother VIP...

Read more
Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

Bislimi e quan të padrejtë pengesën për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të Muratit

20 Mars, 2023
Lutfi Haziri

Haziri: 2023-ta me marrëveshje të përkohshme dhe me krijim të Zajednicës plus

20 Mars, 2023
Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

Në Ulqin të Malit të Zi, Kelmendi flet për librat dhe politikën (VIDEO)

20 Mars, 2023
Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

Forumi i Grave, LDK-ja kujton ish-kryetaren e vet (VIDEO)

20 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.