PDK-ja ka thënë se janë thellësisht të prekur nga tragjedia që ka kapluar Tetovën mbrëmë.
Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka biseduar në telefon me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi dhe kryetaren e Tetovës Teuta Arifi të cilëve iu ka thënë se Kosova do të jetë përhere pranë tyre.
“Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre. Në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi, e poashtu edhe me Kryetaren e Tetovës, znj.Teuta Arifi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur gjithë solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore. Kosova do të jetë përherë pranë tyre”, thuhet në njoftimin e PDK-së.