
Një person ka përfunduar në pranga dje në Ferizaj.
I njëjti dyshohet se ka therur me thikë djalin e axhës së tij pas një konflikti që ata kishin mes vete.
Policia ka njoftuar se ndihmë mjekësore kanë pranuar edhe viktima edhe i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.