Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Konfirmohet ftesa për Kosovën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Joe Biden

lajmim.com nga lajmim.com
2 vjet më parë
në Lajme
A A
Biden: Të hënën do të bëjmë një njoftim për Arabinë Saudite
Share on FacebookShare on Twitter

Burime nga administrata amerikane në Uashington kanë konfirmuar për Telegrafin se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë, i cili organizohet nga presidenti amerikan Joseph Biden, në Uashington më 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas këtyre burimeve, administrata amerikane e kishte informuar Presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane, ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje.

Vendimi i administratës amerikane që ta ftojë Kosovën vjen disa ditë pas njoftimit se vendi ynë s’është në mesin e shteteve pjesëmarrëse.

Ndryshe, sipas një liste të publikuar një javë më parë nga medium amerikan Politico, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë samit nuk janë ftuar Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Në anën tjetër sipas këtij mediumi, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ftuar.

Lista e të ftuarve ishte në nivel informacionesh jozyrtare.

Për mos ftesën e Kosovës ishte deklaruar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë e cila ka thënë për mediat lokale në Kosovë se jo të gjithë partnerët kanë mundur të akomodohen në këtë iniciativë.

“Qëllimi ka qenë që të bashkohet një grup rajonal dhe socio-ekonomik i vendeve dhe juridiksioneve, duke përfshirë demokracitë më të zhvilluara dhe ato në zhvillim me diversitet në popullsi, demografi dhe vendndodhje”, është thënë në përgjigjen e Ambasadës.
Mes tjerash është thënë se SHBA-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për të punuar me Kosovën në forumet tjera për të avancuar në forcim të demokracisë.

Lexo po ashtu

ajri kanada
Lajme

Tymi i zjarrit në Kanada kërcënon shëndetin e miliona njerëzve

8 minuta më parë
Escobar Hovenier
Lajme

Sot afati i fundit nga ShBA-ja dhe BE-ja për marrëveshjen në veri

18 minuta më parë
Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë
Lajme

Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë

27 minuta më parë
Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës
Lajme

Licencohet Federata Aeronautike e Kosovës

47 minuta më parë
Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën
Lajme

Nënkryetari i Federatës së Mësuesve të Illinois viziton Kosovën

59 minuta më parë
moti
Lajme

Edhe sot diell e shi në Kosovë

1 orë më parë
ajri kanada
Lajme

Tymi i zjarrit në Kanada kërcënon shëndetin e miliona njerëzve

7 Qershor, 2023

Paralajmërimet për cilësinë e ajrit me rrezik të lartë janë lëshuar për miliona njerëz në të gjithë Amerikën e Veriut...

Read more
Përfitimet që i sjell pirja e ujit me stomakun bosh

Përfitimet që i sjell pirja e ujit me stomakun bosh

7 Qershor, 2023
Escobar Hovenier

Sot afati i fundit nga ShBA-ja dhe BE-ja për marrëveshjen në veri

7 Qershor, 2023
Dhimbja e kokës nga vapa – Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

Dhimbja e kokës nga vapa – Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

7 Qershor, 2023
Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë

Sot mblidhet Qeveria, shqyrtohet projektligji për të burgosur në Danimarkë

7 Qershor, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.