Lajmim
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
No Result
View All Result
Lajmim
Ballina Lajme

Kompanitë serbe ndaj të cilave Kosova mori masa mbrojtëse antidamping

lajmim.com nga lajmim.com
1 vit më parë
në Lajme
A A
Importi nga Serbia e Bosnja bie në 6 milionë euro
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për medie ka folur për masat antidamping, ndaj disa kompanive serbe.

Sipas saj, masat e marra kanë të bëjnë me importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë, si dhe importin e bllokave.

Ajo shtoi se synim kanë mbrojtjen e prodhuesve ngase është vërejtur se ka çmime më të ultë për çka edhe kanë bërë hetim për më shumë se 60 ditë.

“Caktohet masë mbrojtëse përkohshme antidamping prej tre euro centë për njësi në importin e bllokut standard me përmasa 19x19x25 nga Serbia. Të dy vendimet janë marr në përputhje me kushtetutën e Kosovës”.

“Hetimet janë zhvilluar në përputhje me ligjet, departamenti i Tregtisë ka gjetur se çmimi i ulët po ne kon në shtimin e importit të koncentratit dhe dëmton prodhuesit vendor të këtyre produkteve. Ne kemi pranuar rekomandimin për masën mbrojtëse të antidamping. Masa në importin e koncentratin e kafshëve është caktuar ndaj katër kompanive”.

“Sot është dita e 61 nga fillimi i hetimeve dhe ne po marrim vendimin me lartësi prej 3 centësh dhe një cent më shumë se masa paraprake, ndërsa masa ndaj koncentratit është krejtësisht e re”.

Hajdari ka shtuar se më 24 shtator kanë dërguar letër në CEFTA për përfaqësimin e vendit pa ndërmjetësimin e UNMIK-ut. Ajo foli edhe për mundësinë e reciprocitetit të plotë me Serbinë.

“Informatat që edhe kryeministri ju ka dhënë ai ju ka njoftuar se po punojmë në këtë drejtim, nuk është vetëm ministria vetëm në këtë masë por edhe shumë institucione të tjera”.Ajo para gazetarëve ka folur edhe për rritjen e çmimeve, por që tha nuk është kompetencë e plotë e ministrisë, derisa janë duke i mbledhur ankesat e konsumatorëve.

“Ne kemi departamentin për mbrojtjen e konsumatorit dhe këto drejtohen të Autoriteti i Konkurrencës, ne presim që Bordi të intensifikojë bashkëpunimin me ministrinë tonë”.Drejtori i departamentit të Tregtisë në këtë ministri, Zef Dedaj tha se masa prej 3 cent do të ndikojë në zvogëlimin e importeve nga Serbia, raporton EO.“Fakti se e kemi masën nga 3 cent, mund të themi se është masë e përkohshme se do të vazhdohet për pesë vite, por mund të ketë edhe për katër cent, pasi që është e rëndësishme që masa tre cent të ndikojë në zvogëlimin e importeve nga Serbia”.Masa mbrojtëse e përkohshme antidumping prej 3 centë, është vendosur për këto kompani: FSh “Jabuka” doo Pancevo; “Gebi” doo; FSh “Sto Posto” dhe FSh “Becejka”.

Lexo po ashtu

Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

6 orë më parë
france protestat
Lajme

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

6 orë më parë
Edmond Hajrizi
Lajme

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

7 orë më parë
Belind Këlliçi
Lajme

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

7 orë më parë
Foto femije
Lajme

Brukseli dhe Varshava me nismë për gjetjen dhe kthimin e fëmijëve ukrainas në vendlindje

7 orë më parë
Raketat ruse
Lajme

Rrëzohen dy raketa ruse në Ukrainë

7 orë më parë
Arjan Çani
Lajme

Çani: Rama i mahnitshëm kur e takon për herë të parë, si i shpërlan trurin të huajve

23 Mars, 2023

Gazetari Arjan Çani tha për Euronews Albania se Edi Rama ka një performancë gjuhësore që i bën për vete menjëherë...

Read more
Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

Tuchel do të jetë trajneri i Bayern Munich, Nagelsmann është shkarkuar

23 Mars, 2023
france protestat

Hollit të bashkisë së Bordeauxit i vihet zjarri në protestat për pensionet

23 Mars, 2023
Edmond Hajrizi

UBT-ja fillon versionin e ri të inteligjencës artificiale

23 Mars, 2023
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi dorëzon mandatin e deputetit, do të jetë kandidat i PD-ës për Tiranën

23 Mars, 2023
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.

No Result
View All Result
  • LAJME
  • RAJONI & BOTA
  • EKONOMI
  • KULTURË
  • SPORT
  • SHËNDETËSI

© 2021 Lajmim.com - Developed by UX Solutions.