Kombëtarja e Kosovës në Futboll ka filluar seancat e tij stërvitore për ndeshjet kualifikues të botërorit 2022, të cilat do të luhen në shtatorë të këtij viti, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.
Në stadiumi “Fadil Vokrri” aty ku u mbajt stërvitja ishin prezent 19 nga 24 futbollistë e ftuar nga trajneri Challandes, njofton Klankosova.tv.
Ata që munguan ishin Amir Rrahmani, Bersant Celina, Lirim Kastrati, Florent Hadërgjonaj dhe Astrit Selmani të cilët do t’i bashkohen ekipit në ndërkohë.
Stërvitje të ndarë patën futbollistët të cilët të dielën kishin pas ndeshje me klubet e tyre.
Të mërkurën në mëngjes kombëtarja do të udhëtojë për në Gjerogji për ndeshjen e tyre të parë të këtij muaji.